Pirro Dhima: Në Greqi më kanë sharë duke më quajtur shqiptar! Nuk jam ndjerë kurrë shqiptar

Në një intervistë në televizonin grek “Open”, Pirro Dhima ka rrëfyer se është bullizuar shpesh, madje ende vazhdojnë sharjet dhe fyerjet ndaj tij duke e quajtur ‘shqiptar’.

Por Dhima tha se nuk shqetësohet nga kjo, edhe pse nuk ndjehet se është shqiptar. Ai ka thënë se është rritur me shqiptarët dhe i ka quajtur ata vëllezër.

Dhima tha se minoritarët grekë që jetojnë në Shqipëri dhe emigrantët shqiptarë në Greqi janë dhe duhet të jenë urë lidhëse për miqësinë mes dy vendeve, fakt ky që është pohuar edhe nga vetë Mitsotakis në prani të Edi Ramës në Derviçan të Shqipërisë.

Teksa u pyet nga gazetarja se “a ka ndjerë racizëm në Greqi, apo je bullizuar?”, Dhima u përgjigj “po”.

“Poooo, çdo ditë, çdo ditë. Nga mëngjesi në darkë më shajnë. Për shumë vite ndodh kjo gjë. Ende edhe sot disa trollë shkruajnë nga mëngjesi në darkë, më shajnë, më fyejnë. Më quajnë shqiptar. Unë nuk ndjehem shqiptar, s’jam ndjerë ndonjëherë shqiptar, nuk jam shqiptar”, tha ai.

“I respektoj shqiptarët, kam shokë, kam vëllezër shqiptarë. Jam rritur me ta. Flas çdo ditë me ta në telefon. Këtu në Greqi kemi shumë shqiptarë, njerëz të nderuar, familjarë që rrisin fëmijët e tyre me ndershmëri.

Kanë mundur të bëjnë pasuri këtu, kanë hapur punët e tyre janë nikoqirë të nderuar.

Janë punonjës të shkëlqyer. Unë dua të përmend fjalën e kryeministrit tonë (Mitsotakis) që tha në Derviçan në prani të kryeministrit shqiptar Rama: Minoriteti grek në Shqipëri, në voriepir dhe emigrantët shqiptarë që kanë ardhur në Greqi duhet te jenë urë miqësie, zhvillimi dhe mirëqenie për të dy vendet”, shtoi ai.

Related Posts

Mbყtet në përroin e fshatit Mlizë të Elbasanit 39-vjeçari, kush është viktima që u shpall i zh*dukur nga familjarët

Një 39-vjeçar nga fshati Mlizë i Elbasanit është mbytur në përroin që kalon pranë fshatit. Ilia Tahiri dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur. Gjatë gjithë…

Horoskopi ditor, e premte 28 nëntor 2025

Dashi Sot do jene beqaret ata me te privilegjuarit ne dashuri. Qe ne orët e para te mëngjesit do realizojnë takime te mrekullueshme. Ata qe e kane…

Dalin datat e shperblimeve per Vitin e Ri, ja kur nis shperndarja per pensionistet dhe sa do marrin secili

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, qeveria ka miratuar vendimin për shpërndarjen e shpërblimeve të fundvitit për pensionistët dhe disa kategori të përfituesve të veçantë….

LAJM I MIRË kush do të blerë shtëpi në vitin 2026/ Ja çfarë pritet…

Çmimet e apartamenteve në Tiranë kanë hapur një diskutim për ekspertët e ekonomisë dhe agjentët, por edhe banorët. Pyetja kryesore është se çfarë do të ndodhë me…

Para se te jepte shprt, Shpati ktheu sytë nga djali, nisi të thotë…”, rrëfimi rrëqthës i mikut të artistit

Vdekja e papritur e këngëtarit Shpat Kasapi në moshën 40-vjeçare ka lënë pas një dhimbje të madhe, ndërsa dëshmitë e reja për minutat e tij të fundit…

“Sikur e ndiente që…”/ Me lot në sy, Big Mama zbulon kërkesën e fundit të Shpat Kasapit: Më tha…

Këngëtarja e njohur, Big Mama, ishte një ditë më parë në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ku me lot në…