Berisha është i vetmi që bashkon opozitën , do ringjallemi si Krishti !

Deklaratat e politikanëve shqiptarë shpesh tejkalojnë kufijtë e normales, por këtë herë Fatmir Mediu ka vendosur të konkurrojë direkt me predikimet biblike. I ftuar në një studio, kreu i Partisë Republikane, duke folur për gjendjen e opozitës dhe rolin e Sali Berishës, u shpreh se vetëm ish-kryeministri mund të bashkojë opozitën dhe se “nuk mund të kryejmë vetëvrasje sepse do ringjallemi si Krishti”.

Duket se Mediu, përveç politikës, ka marrë përsipër edhe shpjegimin e mistereve të besimit. Në mungesë të një plani konkret për ringjalljen e opozitës, ai na ofroi një premtim hyjnor: opozita do të ngrihet nga hiri… thjesht nuk na tregoi kush do të luajë rolin e apostujve dhe kush do të thyejë bukën në darkën e fundit.

Në vend të analizës së zgjedhjeve, Mediu na dha një profeci. Në vend të një strategjie për qytetarët, na tregoi se “vetëvrasja” politike është e justifikuar, mjafton të presim për ringjalljen. Nëse ky është programi i shtatorit për opozitën, qytetarëve u mbetet vetëm të mbajnë kalendarin e Pashkëve me vete për të kuptuar kur do vijë dita e madhe.

Në fund të ditës, mbetet pyetja: A është Berisha Mesia i opozitës apo thjesht një figurë politike që po mbahet me shpresë e metafora biblike? Nëse ringjallja politike vjen me të njëjtin ritëm si ringjallja e Krishtit, ndoshta opozita duhet të përgatitet për një pritje disa mijëra vjeçare,

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…