Në këtë qytet të vendit tonë e teprojnë me aIkooIin në dasma: 200 të shtruar në spital brenda ditës

Sezoni i verës, kthimi i emigrantëve dhe dasmat që organizohen kudo në vend, po sjellin një fluks të pazakontë pacientësh në urgjencën e spitalit rajonal të Fierit. Por ndryshe nga vitet e kaluara, këtë herë nuk janë helmimet nga ushqimi shqetësimi kryesor, por abuzimi masiv me alkoolin.

Sipas mjekëve, vetëm gjatë ditëve të fundit, urgjenca ka trajtuar deri në 200 pacientë në ditë, ndërkohë që pothuajse gjysma e tyre ishin qytetarë të moshave të reja që kanë përfunduar në spital për shkak të konsumit të tepruar të alkoolit.

Bluzat e bardha pohojnë se shumica e rasteve vijnë pas festave familjare, kryesisht dasma, ku përdorimi i alkoolit tejkalon çdo kufi. Të rinjtë përbëjnë grupin më të rrezikuar, ndërsa ndihma mjekësore kërkohet vetëm kur simptomat bëhen të rënda.

Megjithëse nuk janë shënuar raste të helmimeve masive nga ushqimi, numri i qytetarëve që kanë përfunduar në spital për shkak të alkoolit është gjithnjë e në rritje, çka po kthehet në një fenomen shqetësues shëndetësor dhe social.

Mjekët apelojnë për vetëpërmbajtje dhe ndërgjegjësim, sidomos tek të rinjtë, për të shmangur rreziqet serioze që lidhen me abuzimin me pijet alkoolike, që në raste të caktuara mund të jenë edhe fatale.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…