Shirat e dendura përfshijnë vendin nesër, ja qarqet më të rrezikuara

Fundjava pritet të sjellë ndryshim të ndjeshëm të motit në vend, pas muajsh të nxehtë me temperatura mbi normën.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se gjatë ditës së sotme dhe të shtunën do të ketë reshje shiu të shoqëruara me shtrëngata pothuajse në të gjitha qarqet.

Reshje intensive parashikohen në Lezhë dhe Durrës, ndërsa në Shkodër, Dibër, Tiranë, Vlorë dhe Gjirokastër do të ketë reshje mesatare deri lokalisht të forta.

Qarku Kukës do të ketë reshje mesatare, ndërsa në pjesën tjetër të vendit priten reshje më të lehta. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, me shpërthime të forta në bregdet dhe zonat malore. Temperaturat do të luhaten nga 14 °C në zonat malore deri në 28 °C, ndërsa në bregdet do të variojnë nga 21 °C deri në 24 °C.

Për shkak të kushteve të vështira atmosferike, Kapitaneria e Vlorës ka ndaluar pajisjen me leje-nisje të mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit që operojnë jashtë gjirit. Ndalimi hyn në fuqi sot, më 30 gusht, që nga ora 10:00, me qëllim shmangien e rrezikut në det të hapur.

Ky paralajmërim vjen në një moment kur pushuesit ndodhen ende në brigjet shqiptare, ndërsa autoritetet apelojnë për kujdes dhe respektim të masave të sigurisë.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…