Lëvizja e fortë strategjike! Turqia bllokon hapësirën ajrore dhe portet për Izraelin

Turqia ka ndërmarrë një hap të paprecedent duke ndërprerë plotësisht të gjitha marrëdhëniet tregtare dhe ekonomike me Izraelin dhe duke mbyllur hapësirën ajrore për aeroplanët izraelitë, njoftoi të premten Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan.

Gjithashtu Turqia ka vendosur të ndalojë anijet izraelite të përdorin portet e saj, t’u ndalojë anijeve turke të përdorin portet izraelite dhe të vendosë kufizime për aeroplanët që hyjnë në hapësirën ajrore turke.

Ky vendim vjen si vazhdim i masave të mëparshme që Ankaraja ka ndërmarrë ndaj Izraelit, në përgjigje të operacioneve ushtarake të këtij të fundit në Rripin e Gazës.

Duke folur në një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM) në Ankara mbi Gazën, Fidan tha se Izraeli ka “kryer gjenocid në Gaza për dy vitet e fundit, duke injoruar vlerat themelore humanitare para syve të botës”.

Fidan shtoi se Ankaraja kundërshton çdo propozim që parashikon zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza, duke i quajtur plane të tilla “të pavlefshme”. Ai tha se mizoritë e kryera në Gaza “janë regjistruar si një nga kapitujt më të errët në historinë e njerëzimit”.

Kryediplomati turk e përshkroi rezistencën palestineze si një luftë që “do të ndryshojë rrjedhën e historisë, do të bëhet simbol për të shtypurit dhe do të lëvizë gurët e një rendi të kalbur”.

Ndërkohë, mbyllja e hapësirës ajrore turke pritet të ketë pasoja të drejtpërdrejta për fluturimet izraelite në drejtim të vendeve si Gjeorgjia dhe Azerbajxhani, duke zgjatur kohën e udhëtimit me gati dy orë.

Zyrtarë izraelitë janë shprehur skeptikë ndaj seriozitetit të këtij veprimi, duke kujtuar se Turqia edhe më parë ka paralajmëruar ndërprerje të marrëdhënieve ekonomike, por tregtia ka vijuar në mënyrë joformale.

Ndërkohë, në sektorin e transportit detar, autoritetet turke po ushtrojnë presion ndaj agjentëve të portit që të deklarojnë me shkrim se anijet nuk kanë lidhje me Izraelin dhe nuk transportojnë mallra të rrezikshme apo ushtarake të destinuara për këtë shtet. Megjithatë, ende nuk është lëshuar ndonjë dokument zyrtar për këtë udhëzim verbal.

Kjo lëvizje shihet si pjesë e një strategjie më të gjerë të Turqisë për të shtrënguar presionin diplomatik dhe ekonomik ndaj Izraelit për shkak të konfliktit në Gaza.

Related Posts

Tërmet i fortë godet Napolin, banorët dalin të frikësuar nëpër sheshe, ja sa ishte magnituda

Qyteti i Napolit paraditen e sotme është shkundur nga lëvizja e tokës. Mësohet se një tërmet me magnitudë 4 ballë e shkallës rihter goditi zonën e Napolit…

A është normale kjo që sapo i ndodhi Selvije Jaos pas tragjedisë në familje? (Foto)

Lajmi tragjik i ndarjes nga jeta të Shpat Kasapit ka shkaktuar një valë të madhe reagimesh, por ka nxjerrë në pah edhe sjellje që po diskutohen gjerësisht…

Zbulohet më në fund data, ja kur nis Big Brother VIP Albania 5

Ethet e pritjes për edicionin e pestë të “Big Brother VIP Albania” duket se po shkojnë drejt fundit, pasi më në fund është zbardhur data se kur…

Tr*gjedi ne vend, vd*s ne aksident 28 vjecari

Një 28-vjeçar ka humbur jetën këtë të enjte, si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor në autostradën Tiranë-Durrës. Uniformat blu informojnë se aksidenti ndodhi në orët…

Lajm fantastik para ndeshjes me Poloninë

Tiranë – Një lajm që ka surprizuar opinionin sportiv shqiptar është bërë i ditur nga legjenda e futbollit, Rudi Vata, babai i futbollistit të ri Rocco Vata….

Aksident me vd ekje në autostradën Tiranë-Durrës, makina përplaset me bordurat anësore të rrugës! 28-vjeçari ndërron jetë në spital

Një 28-vjeçar ka humbur jetën këtë të enjte, si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor në autostradën Tiranë-Durrës. Uniformat blu informojnë se aksidenti ndodhi në orët…