I kishte vetëm 37 vjet kur u nda nga jeta, sekretet dhe të pathënat e Tefta Tashkos!

Kur dëgjonte këngët e sopranos Tefta Tashko Koço (1910-1947) ai përsëriste shpesh refrenin karakterizues për personalitetin e saj artistik e të gjithanshëm: “Tefta nuk këndon, por fluturon”.

Ky karakterizim shpreh thelbin e përpjekjeve të saj për ta ngritur artin e të kënduarit shqip në nivelet më të epërme dhe për ta përdorur gjithë fuqinë e tij në emancipimin e shumëanshëm të shoqërisë shqiptare përgjatë viteve të trazuar 1927-1947.

Tefta përballoi sfida të shumëllojshme. Thënë në gjuhë më sociologjike, ajo fluturoi mbi vështirësitë e shumëllojshme, me energjitë relative të vullnetit, të disiplinës së hekurt në tërë procesin artistik krijues.

1. Tefta Tashko ishte talent i lindur, ose siç shprehej shtypi i kohës, kishte lindur me “zërin e saj ëngjëllor”. Në kohën kur debutoi për herë të parë në skenë Tefta Tashko 12-vjeçare shoqëria shqiptare ndodhej nën trysninë e paragjykimeve përçmuese për muzikën “si profesion që ushtrohet nga këngëtarët jevgj dhe vallëtarët romë.

Duke sfiduar paragjykime të tilla Tefta Tashko ka qenë në brezin e parë të vajzave shqiptare, e cila nisi rrugën e mundimshme për të kultivuar talentin e saj për kanto për afro dhjetë vite 1927-1937. Në konservatorët më prestigjozë të Francës dhe Italisë. Shpesh u detyrua të bënte punë të rëndomta për të siguruar kushtet minimale të jetesës.

Përçimi i muzikës operistike përbënte vetëm një aspekt të misionit të saj të gjerë emancipues e fisnikërues të popullit i cili në vitet 1930 ishte i varfër deri në mjerim dhe i pashkolluar deri në masën 90%.

Në mungesë të infrastrukturës për të zhvilluar muzikë operistike, Tefta Tashko nisi të japë koncerte recitale me disa nga operat më të njohura dhe duke interpretuar në versione origjinale këngë popullore dhe qytetare shqiptare.

Nëpërmjet punës këmbëngulëse ajo përpunoi deri në perfeksion pothuajse të gjithë elementët e saj të saj dhe të interpretimit. Ajo hyri natyrshëm në rezonancë me shpirtrat e shqiptarëve të të gjithë grupimeve sociale veçanërisht me shpirtrat e drobitur të të vobektëve të shumtë.

Ndonëse vetë ishte në vështirësi ekonomike, ajo shpesh jepte koncerte falas për nxënësit e të varfërit, duke përballuar shpeshherë shpenzimet e koncerteve.

Në një letër që i dërgonte një kolegu dhe që gjendet në fondet e Arkivit Qendror të Shtetit Shqiptar, Tefta Tashko shkruante për koncertin në Fier: “Jam shumë e kënaqur nga pritja e popullit, por, për sa u përket të ardhurave, m’u desh të paguaj nga xhepi dy napolona e gjysëm”.

Shpesh të ardhurat që grumbullonte nga koncertet ajo i dhuronte për bamirësi për të varfërit dhe familjet e dëmtuara nga Lufta e Dytë Botërore dhe të varfërit, në pamundësi për të blerë biletë, e ndiqnin koncertin nga jashtë sallës.

Me këngët e saj Tefta jo vetëm gëzonte bashkëkombësit halleshumë, por edhe ndriçonte e zbulonte talentet për art në radhët e të rinjve dhe të rejave. I nxiste ata të hynin në rrugën e vështirë të artit që ka fuqi të madhe emancipuese dhe fisnikëruese.

4. Nderimin e veçantë për popullin shqiptar Tefta Tashko e ka shprehur edhe nëpërmjet përpjekjeve sistematike për të përpunuar këngët popullore, këngët qytetare shqiptare më të arrira të gjithë krahinave dhe qyteteve, dhe për t’i interpretuar ato me origjinalitet të papërsëritshëm.

Me këngë të tilla ajo hyri më shpejt në zemrat e shqiptarëve të cilët përpiqeshin të gjenin format më dinjitoze për të shprehur nderimin për të.

Kudo ku shkonte Tefta Tashko provokonte lot në sytë e vajzave dhe të grave. Lot hidhërimi sepse ishin të mbyllura brenda ekonomive familjare dhe mjaft prej tyre e shihnin botën përmes errësirës së perçes. Lot gëzimi sepse me gjithë personaltetin e saj Tefta Tashko ndriçonte si model i arrirë emancipimi, që i frymëzonte gratë dhe vajzat shqiptare të luftonin për emancipimin e tyre./konica.al

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…