Besa Kokëdhima martohet së shpejti, detaje nga dasma private dhe ceremonia jashtë Tiranës! Kush është djali që i ka fituar zemrën këngëtares

Besa Kokëdhima po martohet. Këngëtarja e mirënjohur prej kohësh ka folur për jetën e saj privat, duke bërë me dije se është e lumtur dhe më e dashuruar se kurrë.

Besa Kokëdhima (5)

Ndonëse një ndër personazhet më diskrete kur vjen puna te jeta sentimentale, gjithnjë këngëtarja e ka pranuar hapur raportin e saj të konsoliduar tanimë.

Dhe më në fund gjithçka duket gati për dasmën e shumëpritur. Këngëtarja ka bërë gati të gjitha detajet, për martesën që do të bëhet me 14 shtator. Edhe në ditën e saj të shënuar, artistja ka preferuar që të mbajë gjithçka sa më diskrete. Ajo dhe Tedi do t’i thonë njëri-tjetrit “Po”, në një lokacion shumë të veçantë, larg Tiranës.

Besa Kokëdhima (3)

Dasma është projektuar të jetë sa më private, me shumë pak miq dhe personazhe të famshëm. Vetë këngëtarja ka kërkuar që të ftuarit të mos postojnë asgjë nga dasma e saj, duke preferuar që edhe ceremonia të kalojë pa u zbuluar në media, apo në rrjetet sociale. Ajo dhe Tedi janë në një lidhje të konsoliduar prej vitesh tanimë, ndonëse e jetojnë këtë histori dashurie larg syve të publikut.

Besa Kokëdhima (1)

Për të gjithë ata që nuk e njohin, Tedi është një emër i njohur si ekspert juridik dhe ka preferuar që të mbajë një profil të ulët edhe në profesionin e tij. Pas disa vitesh në një lidhje, çifti më në fund ka vendosur që të bëjë edhe dasmën e tyre.

Me miqtë e ngushtë dhe të afërmit e tyre, çifti ka zgjedhur një resort lart kryeqytetit për të festuar dashurinë. Disa nga emrat më të njohur të skenës, do të jenë të ftuar për të performuar live në festë. E deri me 14 shtator, mendojmë se do të jetë e pashmangshme, që disa foto, apo pamje nga ceremonia mos të ‘rrëshqasin’ në rrjetet sociale.

Besa Kokëdhima (4)

Në një dalje të saj mediatike, Besa rrëfeu se është më e dashuruar se kurrë dhe se partneri i saj është mbështetja më e madhe në ditët e ngarkuara.

“Kur jam e stresuar, ai është i vetmi që më qetëson. Kuptimi i jetës për mua është dashuria”, – u shpreh këngëtarja, duke treguar se ndjenjat janë në qendër të gjithçkaje për të. Por surprizat nuk përfunduan këtu. Besa la të kuptohet se dasma është shumë afër. “Po, themi që së shpejti do të kemi dasmë”, – tha ajo me entuziazëm, duke shtuar se do të ketë më shumë se një fustan. “Jam gocë serioze, një herë në jetë dua të martohem. Nuk dua të më mbetet gjë peng”, – përfundoi artistja.

Nga ana tjetër, ajo theksoi se gjithmonë ka pasur frikë për të marrë një vendim kaq të rëndësishëm si martesa. “Kam frikë të futem tek diçka nga e cila s’dal dot”, – tha ajo.

kokedhima besabesa kokedhima2besa kokedhima (6)besa kokedhima (9)

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…