Çfarë po ndodh me Aeroportin e Vlorës, del në dritë përplasja mes aksionerëve, Valon Ademi akuzon Pacollin për mashtrim

Pretendimeve se ndaj tij është ushtruar presion për t’i marrë Aeroportin e Vlorës, Behgjet Pacolli iu dha përgjigje duke thënë se shkuarja e tij në zyrën e kryeministrit Edi Rama ishte një vizitë kortezie për të informuar mbi ecurinë e punimeve në aeroportin e qytetit bregdetar dhe nuk kishte lidhje me ndonjë presion.

“Është e padrejtë të krijohen histori me insinuata. Artikulli i gazetës Kapitali është po aq i shtrembëruar sa edhe i padrejtë. Unë, së bashku me drejtorin e kompanisë Mabco, koncesionare shumicë e Aeroportit të Vlorës, kemi qenë në Kryeministri thjesht për një vizitë kortezie, ku informuam për ecurinë e punimeve në aeroportin e Vlorës. Nuk është aspak e vërtetë, as korrekte, të thuhet se ka pasur ndonjë presion apo kërkesë për t’u përfshirë qeveria, ashtu siç raportojnë disa media. Në fakt, duke qenë se aeroporti tashmë po hyn në një fazë të re zhvillimi profesional, Mabco ka nisur procesin e riorganizimit të brendshëm, që lidhet vetëm me menaxhimin normal”, shkroi Pacolli.

Më datë 21 gusht, asambleja e ortakëve të shoqërisë Mabco Construction, e cila zotëron 98 për qind të aksioneve të aeroportit të Vlorës, u mblodh me urgjencë në Lugano të Zvicrës dhe mori një vendim për të kufizuar shitjen e kuotave të koncesionit që ka te aeroporti i Vlorës. “Sot me date 21.08.2025, shoqeria Mabco Constructions SA ortake ne shoqerine “Vlora International Airport -VIA” sh.p.k vendosi kufizimin e çdo transferimi pronësie të kuotave te zotëruara nga Mabco në kapitalin themeltar të VIA, deri në një vendimmarrje të dytë, dhe të regjistrimit të tyre në Qendrën Kombëtare të Biznesit,” thuhet në vendim. Pacolli me një reagim të dytë në rrjetet sociale, u shpreh se ky vendim është një procedurë rutinë e lidhur me garancinë e kredive të marrë në banka. “Duke marrë shkas nga leximi me i thellë i një shkrimi në media, dua të konfirmoj që puna për përfundimin e aeroportit të Vlorës po ecën përpara me sukses dhe me mbështetjen e plotë të qeverisë shqiptare! Ne mezi presim që ta përfundojmë aeroportin në afat për t’i dhënë Shqipërisë dhe bregdetit të saj të bukur dhe një destinacion tjetër. Vendimet e aksionerit te VIA nuk janë asgjë tjetër përveçse procedura rutinë që kanë të bëjnë me procese normale që kanë lidhje me garancine ndaj institucioneve financiare për mos transferimin e kuotave sa kohë që kreditë e marra apo që do merren në lidhje me zhvillimin e aeroportit nuk janë shlyer”, tha Pacolli.

Përplasja mes aksionerëve

Ndërkohë, dy qëndrimet e Pacollit sollën edhe reagimin e Valdon Ademit, përfaqësuesi i kompanisë 2A Group, e cila zotëron 2 përqind të aksioneve në koncesionin e aeroportit të Vlorës, duke akuzuar Pacollin për mashtrim. Në një reagim, ai flet për “lojë të rrezikshme” nga Pacolli, ndërsa paralajmëron se një gjë e tillë nuk do të vijojë gjatë. Ademi ka folur mbi raportet e investimeve brenda koncesionit, ku thotë se aksionari 2A ka kryer volumin kryesor të punimeve kundrejt një marrëveshje, në të cilën kjo kompani ka investuar 25 milionë euro, kundrejt 13 milionë eurove që ka investuar kompania e Pacollit. “Ka njerëz që prej vitesh e quajnë zhvillim atë që në të vërtetë është vetëm mbulesë për mashtrim. Ato shiten si vendime, por në thelb janë një lojë e rrezikshme që nuk i reziston kohës. Ironia e madhe është se ata që kanë blerë gjithmonë besim, kujtojnë se mund ta blejnë dhe sot. Por është vetëm çështje kohe sepse një lojë kaq e rrezikshme nuk mund të vazhdojë gjatë”, ka shkruar Valon Ademi.

Related Posts

Puthja me gjuhë: ja çfarë i ndodh trurit dhe trupit tuaj… Shiko më shumë

Fuqia e gjuhës dhe puthja me gjuhë Gjuha është një nga organet më komplekse dhe më të ndjeshme të trupit të njeriut. Ajo përbëhet nga tetë muskuj…

Për 8 Vite U Kujdesa Për Burrin Tim të Paralizuar — Kur Ai Eci Përsëri, Më kërkoi Divorcin Dhe..

Pas tetë vjetësh të kaluara duke u kujdesur për burrin e tij të paralizuar, një grua e përkushtuar përballi tradhtinë përfundimtare kur ai së fundi u ngrit…

Miratohet Akti Normativ i Fundvitit, 15 mijë lekë bonus për familjet në nevojë dhe personat me aftësi ndryshe! Përfitojnë rreth 148 mijë qytetarë

Këshilli i Ministrave ka miratuar Aktin Normativ të Fundvitit për disa ndryshime në buxhetin e vitit 2025. Nga ky akt normativ do të shperndahet një bonus prej…

Shifra rekorde, çmimi i arit prek vlerën më të lartë ndonjëherë

Çmimi i arit ka arritur një tjetër rekord, duke u tregtuar mbi 4,400 dollarë për ons për herë të parë. Çmimi i metalit të çmuar është rritur…

Kujdes, super radarë të rinj prej sot janë aktivizuar në rrugët e Serbis, këto janë gjobat

Super radarë të rinj stacionarë janë instaluar përgjatë rrugëve në të gjithë Serbinë dhe nga sot (e hënë) kanë hyrë zyrtarisht në funksion. Shoferët do të ndëshkohen…

Gjendet i vd*kur Shemi i grupit “Ilirët”

Këngëtari i njohur Shemsi Krasniqi- Shemi i grupit “Ilirët”, është gjetur i vd ekur. Lajmin e kanë bërë të ditur burime të Gazetës Online Reporteri.net. Ende nuk…