Detaje tronditëse nga vd*kja e 60-vjeçarit në Korçë. Flet miku i tij: Iku i varfër, kockë e lëkurë, i harruar edhe nga fëmijët

Një ditë pas gjetjes së trupit të dekompozuar të Petro Seferit, 60-vjeçarit që u gjet i pajetë në banesën e tij në lagjen nr. 4 të qytetit të Korçës, ka folur shoku i tij i fëmijërisë, Admir Sulejmani, i cili ka treguar një histori të dhimbshme vetmie, varfërie dhe indiference nga familjarët dhe institucionet.

“Jam rritur me të. Nga varfëria vdiq Petrika, nuk e trajtonte shteti. Kohët e fundit i dhanë një kemp, por siç e pësoi…”, tha Sulejmani, duke shtuar se shoku i tij kishte vite që përballej me probleme shëndetësore dhe ekonomike.

Sipas tij, Seferi vuante nga sëmundje të zemrës dhe tension i lartë, nuk kishte të ardhura, dhe prej kohësh ishte braktisur nga gruaja dhe fëmijët.

Jetonte i vetëm, pa asnjë përkujdesje, ndërsa nuk kishte më as fuqi fizike dhe shpirtërore për të kërkuar ndihmë.

“Ai dilte këtu, rrinte me ne, pinte ndonjë cigare, kërkonte ndihmë… nuk kishte asnjë mundësi. Ishte i dobët, duart i kishte të mavijosura, mezi fliste. Kishte rënë nga morali, nga çdo gjë,” u shpreh Sulejmani, duke theksuar se askush nga institucionet nuk ishte interesuar për të.

Ai tregon se fillimisht mendonin se Petroja mund të kishte ikur jashtë shtetit, ndoshta pranë fëmijëve apo vëllait, por askush nuk kishte informacion të saktë.

“Për marrëdhënien me fëmijët nuk të shpjegonte gjë se ishte tip shumë i mbyllur, nuk i kuptoje fjalët që fliste. Asnjeri nuk i hynte dhe i dilte. Kishte mbetur i vetmuar fare. Kishte motër, kishte edhe të afërm. Madje ishte nipi i Rita Markos, njerëz që dikur kanë qenë me pozitë. Por ai iku si i varfër, pa njeri, kockë e lëkurë, i kalbur,” rrëfen ai me trishtim.

Vdekja në vetmi e 60-vjeçarit në Korçë: E kishin harruar dy fëmijët, vëllai, komshinjtë… Pamundësia ekonomike kishte bërë që Seferi të mos kishte as ujë e drita në shtëpi, dhe ndonëse për një kohë i ishte caktuar një kemp, ndihma asnjëherë nuk i kishte mjaftuar.

“Ai nuk kishte as telefon. Ne nuk morëm vesh as për varrimin, as ku e çuan, as kur e varrosën. Ishte bërë vetëm kocka… 8 muaj i dekompozuar, njeri brenda 24 orëve shpërfytyrohet,” përfundon rrëfimin Sulejmani.

Rasti tragjik i Petro Seferit ka ngjallur reagime në qytetin e Korçës dhe më gjerë, duke rikthyer në vëmendje nevojën për më shumë përkujdesje ndaj shtresave në nevojë dhe njerëzve të vetmuar, që shpesh jetojnë në harresë totale.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…