Ek’zҽkutohҽt duke ҽcur në trotuar ish-kryҽtari i ParIamentit të Ukrainës. Momenti kapet nga kamerat (Video)

Ish-kryetari i parlamentit ukrainas, Andriy Parubiy, u qëIIua sot për vdҽkje në Lviv, njoftuan autoritetet ukrainase.🡇Shtყpηi iɱazhin/rҽkIaɱɱen më ρoshtë dhe hap pamjet🡇

“Viktima vd’iq në vend si pasojë e p lagëve të marra. I ndjeri është një figurë e njohur publike dhe politike i lindur në vitin 1971”, thuhet në raportin e policisë, që sqaron se po merren të gjitha masat për të identifikuar autorin e sulmit dhe vendndodhjen e tij.

Nga pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë një burrë i maskuar si korrier ‘Glovo’ dyshohet se qëlloi tetë herë me armë zjarri drejt tij dhe u largua me një biçikletë elektrike.

Ndërkohë pas sulmit masiv në Kiev, ku u vranë 23 persona, Rusia ka shënjestruar me raketa dhe dronë gjatë natës njëkohësisht disa rajone të Ukrainës. Të paktën një person u vra dhe 22 të tjerë u plagosën, përfshirë tre fëmijë. Viktima u shënua në Zaporizhia, ku sulmet dëmtuan 40 shtëpi, 14 pallate dhe disa objekte industriale.

Shpërthime u dëgjuan në zonat e Pavlohrad, Dnipro, Chernihiv, Lutsk e Cherkasy. Ukrzaliznytsia, operatori shtetëror hekurudhor i Ukrainës, raportoi se infrastruktura hekurudhore u dëmtua në Kiev, duke shkaktuar disa orë vonesa në nisjet e trenave. Sipas presidentit Zelensky, rusët lëshuan 540 dronë, 8 raketa balistike dhe 37 raketa të tjera.

Zelensky i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të kalojë nga fjalët në vepra për të dënuar Rusinë. Edhe presidenti francez, Emmanuel Macron, që duket se ka nisur një ‘luftë’ fjalësh me Moskën, nuk kurseu komentet për Putinin. Lideri francez iu referua atij si një përbindësh dhe se ka qasje autokratike.

Kyiv Independent raporton gjithashtu se një raketë e dytë balistike ruse u lëshua më pas në qytetet lindore të Ukrainës rreth orës 05:00 të mëngjesit. Në përgjigje të sulmit, Polonia ngriti avionë luftarakë rreth orës 05:00 të mëngjesit për të mbrojtur hapësirën e saj ajrore, thanë Forca Ajrore Polake në mediat sociale.

“Në përputhje me procedurat e përcaktuara, komandanti operacional i Forcave të Armatosura Polake ka aktivizuar të gjitha forcat dhe burimet në dispozicion të tij”, shkroi Forca Ajrore Polake në X, duke shpjeguar se “masat e marra synojnë të sigurojnë sigurinë në zonat që kufizohen me ato që janë nën kërcënim”.

Sulmi i ri ndaj Ukrainës vjen vetëm dy ditë pasi Moska nisi një sulm ajror në shkallë të gjerë kundër disa qyteteve ukrainase, përfshirë Kievin.

Sulmi i 28 gushtit ndaj kryeqytetit ukrainas rezultoi në 23 vdekje dhe dhjetëra të tjerë të plagosur. Në mesin e ndërtesave të dëmtuara ishte edhe ajo e zyrës së delegacionit të BE-së dhe Këshillit Britanik.

Related Posts

Rama zbulon shifrat, ja sa do të rriten pensionet nga janari

Kryeministri Edi Rama përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale ka zbuluar në shifra rritjen që do t’i bëhet pensioneve sipas çdo kategorie. Sipas kreut të…

Publikohet foto e 21-vjeçarit që i ra infαrkt gjatë punës në fabrikë dhe që ambuIanca nuk e shpëtoi

Personi në foto është i ndjeri Juris Becaj, 21 vjeç, i cili hu mbi jetën mëngjesin e sotëm në fabrikën “Sews Cabind Albania” në Bathore. I riu…

N*mi nesër, vjen kthesa e madhe e motit, ja cpritet

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës priten të…

Tr*gjedi ne Tiranë, νd*s krejt papritur djali i ri

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm zonën e Bathores në Tiranë, ku një i ri vetëm 21 vjeç ka humbur jetën në vendin e…

Altin Dumani e thotë troç! Ja si na kanë k*rcënuar Kriminelët dhe politika, por zbulojeni pse nuk tremben fare

Kreu i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani, ka rrëfyer kërcënimet dhe presionet që ushtrohen ndaj prokurorëve të Posaçëm por edhe…

BE jep lajmin e madh: Shqipëria drejt anëtarësimit deri në 2027 – KE shpërblen me 93 milionë euro!

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, i dorëzoi sot kryeministrit Edi Rama raportin e progresit të Komisionit Evropian për vendin tonë. Në konferencën e përbashkët…