Meteorologia paralajmëron: Reshjet vazhdojnë gjatë natës, Lezha, Durrësi dhe Tirana do të përballen me…

Sinoptikania Anira Gjoni në një intervistë për një emision televiziv ka dhënë një parashikim të detajuar për stuhinë që Shqipërinë këtë të shtunë.

Sipas saj, stuhia do të arrijë kulmin gjatë natës, nga ora 22:00 deri në orën 3:00 të mëngjesit, dhe reshjet do të jenë më të forta në disa zona të vendit.

Anira Gjoni tha se reshjet do të intensifikohen gjatë natës dhe do të vazhdojnë deri të nesërmen, ndërkohë që pasditja e ditës së diel do të sjellë një pushim të përkohshëm.

Ajo sqaroi se reshjet e shiut pritet të vazhdojnë deri të mërkurën e ardhshme, por me një intensitet më të ulët pas ditës së martë.

Për shkak të reshjeve të shumta, sinoptikania ka paralajmëruar se në zonat malore të të gjitha qarqeve mund të ketë probleme serioze, si rrëshqitje dherash dhe mundësi për përmbytje të vogla.

Po ashtu, qytetet e mëdha si Lezha, Durrësi dhe Tirana pritet të përjetojnë një përkeqësim të ndjeshëm të motit, me erë të fortë dhe reshje intensive, të cilat do të ndikojnë në trafikun dhe jetën e përditshme.

“Në zonat malore në të gjitha qarqet shfaqen problematika, të rrëshqitjeve të dherave. Kurse në qytetet si Lezha, Durrësi dhe Tirana pritet që të kenë një përkeqësim të motit. Presim që të kemi pushimin e reshjeve gjatë paradites së ditës së nesërme. Stuhia do të jetë nga ora 22:00 e darkë deri rreth orës 3:00 të mëngjesit. Por, kjo varet në zona të ndryshme, me orë të ndryshme. Reshjet pritet që të vazhdojnë gjatë natës, dhe deri mëngjesin e ditës së nesërme. Në ditën e hënë dhe të martë pritet që të ketë reshje shiu, deri nga dita e mërkurë, por kjo me intensitet të ulët”, tha meteorologia,

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…