Prej 7 orësh rrugët e Velipojës dhe Shëngjinit në kaos. Shkak largimi i pushuesve kosovarë prej motit

Largimi masiv i pushuesve kosovarë nga plazhet e Shëngjinit, Tales dhe Velipojës ka sjellë kaos të madh në qarkullim, duke shkaktuar trafik kilometrik për më shumë se shtatë orë.

Segmentet më problematike janë regjistruar nga Balldreni, Miloti dhe deri në Rrëshen, ku automjetet kanë mbetur të bllokuara në radhë të gjata. Policia rrugore është pozicionuar në pika të ndryshme të aksit për të lehtësuar qarkullimin, por fluksi i lartë i mjeteve ka shkaktuar vonesa të konsiderueshme.

Problemet nisën që në orët e mesditës, kur stuhia e shiut që goditi zonën detyroi shumë pushues, kryesisht kosovarë, të largoheshin menjëherë nga bregdeti. Rreth orës 14:00, një numër i madh automjetesh u futën në rrugët kryesore, duke rënduar ndjeshëm situatën.

Qarkullimi është vështirësuar edhe në rrugët dytësore, ndërsa dalja nga Shëngjini ka mbetur një nga pikat më problematike. Punonjësit e policisë janë vendosur në kryqëzime dhe akse kryesore për të menaxhuar trafikun, i cili vijon ende i rënduar.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…