Stuhia e fuqishme godet vendin, përmbytje, dëme në bujqësi dhe dhjetëra fshatra pa energji

Stuhia e fuqishme që goditi Greqinë perëndimore la pas shkatërrime të mëdha në disa qytete, me dëmet më të rënda të regjistruara në Korfuz, Kostur, Grevena, Kozan dhe Janinë.

Në Korfuz, brenda vetëm një ore ranë 126 milimetra shi, duke e kthyer qytetin në një liqen. Rrugët u përmbytën, dyqane u dëmtuan rëndë në zonën e Spilias, ndërsa rruga drejt aeroportit u bë e pakalueshme për orë të tëra. Probleme të mëdha pati edhe në qarkullimin ajror, pasi 29 fluturime u anuluan ose devijuan në Aktio, Selanik e Janinë.

Ndërkohë, Kasturi u përball me një stuhi të papritur që shkaktoi dëme të mëdha në kulturat bujqlsore por edhe në qytet. Era me shpejtësi mbi 100 km në orë shkuli pemë, shkatërroi prodhimin e fasuleve dhe mollëve, ndërsa qindra familje mbetën pa energji për orë të tëra. Disa automjete u dëmtuan kur pemët ranë mbi to, ndërsa rrugë të tëra u bllokuan.

Në Kozan dhe Grevena, një fenomen që banorët e përshkruan si “ciklon i vogël” shkaktoi kaos. Pa shi dhe pa vetëtima, por vetëm me erëra të fuqishme, shpërthyen 9 zjarre. Linjat elektrike u dëmtuan rëndë, duke lënë mbi 38 fshatra pa energji për shumë orë. Shërbimet e zjarrfikësve ndërhynë në dhjetëra raste për të prerë pemë dhe për të shpëtuar shtëpitë që rrezikoheshin nga flakët.

Në Janinë, në sheshin Mavili, një erë e furishme shembi skenën e një koncerti vetëm pak orë para se të fillonte. Për fat, teknikët dhe punonjësit shpëtuan pa lëndime, megjithëse dëmet materiale janë të pallogaritshme. Koncerti u anulua, ndërsa qyteti u përball me dëme të shumta në hapësira publike dhe biznese.

Stuhia e mbrëmshme gjatë së cilës u regjistruan mbi 20000 rrufe në këto zona, tregoi edhe një herë fuqinë shkatërruese të motit ekstrem, duke lënë pas një panoramë të zymtë, me dëme në bujqësi, infrastrukturë dhe ekonomi lokale.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…