E reja qëIIoi aks*dentalisht veten në poligon qitjeje dhe VDlQ, dënohet pronari

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur që t’i caktojë 30 ditë paraburgim Hashim Rexhepit, pronar dhe instruktor në poligonin e shenjëtarisë “Fazani-S”, pas një incidenti tragjik ku një vajzë 24-vjeçare humbi jetën më 29 gusht 2025.

Sipas Prokurorisë së Shtetit, Rexhepi dyshohet për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, pasi si instruktor nuk ka vepruar në përputhje me rregullat për sigurinë në poligon.

Në aktvendimin e gjykatës thuhet se ai lejoi viktimën L.S dhe një person tjetër, A.R, të hynin në zonën e gjuajtjes me armë dhe municion, pa mbikëqyrje profesionale.

Si pasojë, gjatë manovrimit me armën, L.S. e plagosi veten në bark, duke pësuar lëndime të rënda që çuan në vdekjen e saj në QKUK rreth orës 21:05.

Vendimi i gjykatës për të caktuar masën e paraburgimit është mbështetur në prova materiale, fotografi dhe deklarata të dëshmitarëve, ndërsa theksohet se Rexhepi mund të arratiset për t’iu shmangur ndjekjes penale, nëse lihet në liri. Ndërkohë, mbrojtja e të pandehurit e ka kundërshtuar ashpër vendimin, duke theksuar se klienti i tyre nuk ka tentuar të fshihet dhe ka bashkëpunuar që në momentin e parë, përfshirë edhe kontaktimin e menjëhershëm të Policisë pas incidentit. Sipas avokates Besiana Ismaili, Rexhepi ka ndihmuar në sigurimin e provave dhe nuk ekziston rreziku që ai të ndërhyjë në hetime.

Në seancën gjyqësore për caktimin e masës, vetë Rexhepi nuk ka dhënë ndonjë deklaratë shtesë, përveçse ka konfirmuar deklarimet e avokates së tij. Paraburgimi do të zgjasë deri më 30 shtator 2025, përderisa hetimet ndaj rastit vazhdojnë.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…