Kinematografia shqiptare në zi/ Ndahet nga jeta regjisori i njohur shqiptar

Ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare regjisori i njohur, Dhimitër Anagnosti. Lajmin e trishtë e ka bërë me dije vajza e tij, Juna Anagnosti përmes një postimi në rrjete sociale, e cila thote se “pas një lëngimi të gjatë iu binde ligjit të jetës”.

“Lamtumirë Dhimitër Anagnosti, regjisori i jetes sone! Pas nje lëngimi te gjate ju binde ligjit te jetes! Lamtumirë babush”, shkruan vajza e tij Juna Anagnosti.

Jeta dhe veprimtaria

Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes dhe shkollën unike dhe të mesme të përgjithshme i kreu në Vlorë. Më 1954 – 1960 ndoqi Institutin Kinematografik “VGIK” të Moskës, ku u diplomua për kinooperator.

Së bashku me Viktor Gjikën xhiruan si punë diplome filmin “Njeriu kurrë nuk vdes”, një ekranizim i tregimit të Ernest Heminguejt, i cili u vlerësua me Çmimin e Parë në Festivalin Botëror të Shkollave Kinematografike, që u zhvillua në Holandë më 1961.

Filloi punë si operator në Kinostudion “Shqipëria e re” në 1961, me filmin “Debatik” (1961) e më pas me filmin “Toka jonë” (1964). Xhiroi edhe të parin film dokumentar me ngjyra “Gurët dekorativë”. Filmin e parë si regjisor e realizoi në vitin 1966, së bashku me Viktor Gjikën, “Komisari i dritës” dhe një vit më vonë i vetëm si regjisor filmin “Dueli i heshtur”.

Në karrierën e tij 40-vjeçare ka realizuar 14 filma artistikë, 10 filma dokumentarë, ka fituar mjaft çmime në konkurse të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare. Autor i 15 skenarëve dhe pothuajse në të gjithë filmat e tij skenarin e ka shkruar vetë.

Për cilësitë e tij të rralla artistike, si dhe për veprat e tij dinjitoze është nderuar me titullin “Artist i Popullit”, 1987 dhe me kupën e karrierës në Festivalin e 10të Filmit Shqiptar. Viti 1991 e gjen të impenjuar në lëvizjen demokratike për pluralizmin në Shqipëri, motiv për të cilin zgjidhet edhe deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë (1991-1996). Në 12 prill 1992 u emërua ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, post të cilin e mbajti deri në 4 dhjetor 1994, ku dha dorëheqjen. Anagnosti është ideator dhe kryetar i Fondacionit për Artin dhe Kulturën “Fan Noli”, duke mbështetur intelektualët më aktivë, duke u impenjuar në forcimin e kulturës shqiptare në vend e në botë.

Në vitin 2001 shkroi, dhe vuri në skenë në Teatrin Kombëtar dramën e vetme “Nata e trokitjeve në xham”. Ndërsa në vitin 2005 korri sukses me filmin e tij më të fundit “Gjoleka, djali i Abazit”, film i nderuar me dy çmime ndërkombëtare në Itali.

Anagnosti ishte i martuar me aktoren e mirënjohur të skenës dhe ekranit shqiptar, “Artisten e Merituar” Roza Anagnosti.

Veprat artistike
Ai është autor i shumë filmave shqip:

Gjoleka, djali i Abazit (2006)
Kthimi i ushtrisë së vdekur (1989)
Përrallë nga e kaluara (1987)
Gurët e shtëpisë sime (1985)
Kujtime nga Gjirokastra (1983)
Vëllezër dhe shokë (1982)
Në shtëpinë tonë (1979)
Monumenti (1977)
Lulëkuqet mbi mure (1976)
Kur hiqen maskat (1975)
Cuca e maleve (1974)
Përjetësi (1974)
Motive nga dita e diel (1973)
Malet me blerim mbuluar (1971)
Parafabrikatet (1970)
Plagë të vjetra (1968)
Duel i heshtur (1967)
Komisari i dritës (1966)
Njeriu kurrë nuk vdes (1961)

Related Posts

Ajo u taII dhe u buIIizua për peshën e saj, humb 63 kilogramë dhe sot duket si..

Ka pafund arsye pse dikush vendos të humbasë peshë. Disa e bëjnë për shëndetin, të tjerë për t’u futur në rroba me numër më të vogël, ndërsa…

VIDEO/ E rëndë, nxënësi i mitur qëIIon me a’rmë drejtorin gjatë pushimit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollë në Turqi. Sipas mediave vendase, një i mitur qëlloi me armë zjarri drejtorin e shkollës gjatë pushumit. Drejtori…

Shkenca rrëzon mitin e moshës 18? Truri i njeriut nuk piqet plotësisht deri në moshën…

Të dhënat zbuluan se truri kalon nëpër pesë faza kryesore zhvillimi, me ndryshime të thella strukturore dhe funksionale që nuk ndalen në fund të adoleshencës, por vijojnë…

Protestuesit i plas moIotovi tek këmbët, merr fIakë dhe largohet me vrap

Një incident i frikshëm u regjistrua gjatë protestës së opozitës para Kryeministrisë. Teksa po hidheshin bomba molotv drejt godinës, një protestues ka rrezikuar jetën e tij. Ai…

Shkoi qe te qetesonte situaten u dh*nua nga disa persona

Është publikuar foto e efektivit të Policisë Rrugore në Vlorë, i cili ditën e sotme u dhunuar nga disa persona, pasi tentoi që të shuajë një sherr…

DETAJE TË RËNDA/ U zu poshtë nga guri teksa punonte me skrep, 43-vjeçari humb këmbën

Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Borsh, ku një punonjës guroreje u aksidentua gjatë punës. Gjatë procesit të punës, një gur…