Nëse nuk bini dakord me pensionin që merrni, mund të kërkoni verifikim të tij. Kjo mundësi është hapur tashmë nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, për të gjithë pensionistët që pretendojnë se shuma mujore që ata marrin është llogaritur gabim.
Kerkesa mund të bëhet në platformën E-Albania, ne seksionin “Kerkesë për rishqyrtim pensioni”, e për të cilën, individi do të marrë përgjigje brenda 30 ditëve.
Përvec rishikimit të pensionit, përfituesit i lind e drejta për të marrë informacion edhe mbi periudhat e sigurimit dhe mënyrat e llogaritjes së pensionit.
Po ashtu, ai ka të drejtë të kërkojë edhe zgjatje të afatit për marrjen e pensionit të invaliditetit, pensionit familjar dhe kompensimet e energjisë elektrike.
Më herët, për të verifikuar gabimet në përllogaritjen e pensioneve, ishin ekspertët e sigurimeve shoqërore, të cilët përzgjidhnin në mënyrë rastësore një sërë dosjesh në agjencitë rajonale.
Të dhënat zyrtare tregojnë se gabimet në llogaritjen e pensioneve janë në nivelin 5% ose rreth 45 mijë pensione bazuar në numrin e përgjithshëm të të moshuarve në vend.
Ndërkohë, kategoritë më të prekura janë punonjësit në sektorin privat, punonjësit sezonalë, emigrantët dhe punonjësitë e viteve 1990-2000.