Cila shenjë do të ketë distanca në çift? Horoskopi JAVOR 1-7 shtator 2025: Nga e enjtja do të…

Janë gati parashikimet astrologjike të Paolo Fox për javën e parë të shtatorit. Ky muaj hapet me hyrjen e Merkurit në shenjën e Virgjëreshës, gjë që sjell qartësi dhe vendime të rëndësishme.

Në planin astrologjik, disa shenja do të shijojnë fat të veçantë: Luani, që më në fund kalon në veprim, dhe Peshorja, e cila hapet ndaj projekteve të reja.

Ja si do të shkojë java për çdo shenjë, me fokus tek dashuria, puna dhe fati:

Dashi

Dashuria: Kjo javë sjell bilance të rëndësishme për marrëdhëniet. Nëse dikush të ka zhgënjyer, është momenti të presësh lidhjet. Dyshimet duhen sqaruar menjëherë. Fundjava favorizon zemrat e vetmuara.

Puna: Fillimi i javës është i shkëlqyer për çështjet profesionale. Ndihesh ende i shtyrë drejt ndryshimit.

Demi

Dashuria: Kjo javë mund të sjellë shpërqendrime dhe distanca në çift. E premtja është më delikate, por lidhjet e forta i kalojnë sfidat. Disa tensione do të kërkojnë qetësim. Beqarët më mirë të presin.

Puna: Hyrja e Merkurit në një pozicion të favorshëm sjell zhvillime pozitive. Rezultatet që mungonin, tani do të vijnë.

Binjakët

Dashuria: Nuk do të humbasësh më kohë pas atyre që nuk e meritojnë. Do të bësh qartësi në marrëdhëniet e turbullta dhe pajtimet janë të favorizuara. Do të rifitosh kthjelltësinë.

Puna: Stresi vazhdon, sepse ke marrë shumë angazhime. Mund të të ngarkohet një detyrë e rëndësishme.

Gaforrja

Dashuria: Në marrëdhëniet me Demin, Ujorin, Luanin ose Akrepin ka pasur ulje-ngritje. Tani situata përmirësohet ndjeshëm. Historitë e reja dashurore bëhen intriguese, duke sjellë një revolucion në jetën sentimentale.

Puna: Rikthehesh me ritëm dhe produktivitet. Do të ketë konkurrencë, por gjithmonë do të dalësh fitimtar.

Luani

Dashuria: Qielli është i mbushur me kreativitet dhe energji. Do të rifitosh dëshirën për të dashuruar dhe për të njohur njerëz të rinj. Venusi në shenjë rrit tërheqjen tënde.

Puna: Mundësi të shumta shfaqen dhe situata ekonomike më në fund merr hov. Nëse dikush nuk të dëgjon, bëhu i qartë dhe kërko vëmendje.

Virgjëresha

Dashuria: Merkuri në shenjën tënde të jep emocione të sinqerta dhe forcon lidhjet që kanë bazë si fizike, edhe mendore. Çiftet gjejnë sërish qetësinë dhe vetëdijen për personat që kanë vërtet rëndësi.

Puna: Një javë suksesi profesional. Askush nuk do të mund ta ndalë ngjitjen tënde. Idetë bëhen të qarta dhe do të marrësh vendime përfundimtare.

Peshorja

Dashuria: Kalimi i Marsit të dhuron një javë pozitive, veçanërisht të premten kur Hëna do të jetë në shenjën tënde. Miqësitë dhe njohjet janë të favorizuara. Marrëdhëniet marrin vrull dhe do të mund të lëshohesh më lirshëm. Lidhjet që zgjasin prej vitesh rifitojnë besimin e dikurshëm.

Puna: Marsi të jep një energji të fortë, e cila do të të ndihmojë të rifitosh terren dhe të rikuperosh vonesat.

Suksesi që kanë pritur më në fund po vjen për këto shenja të horoskopit
Akrepi

Dashuria: Java nis ngadalë, sidomos në ditët e para. Mund të ndodhë që dikush të mos të përgjigjet me të njëjtat ndjenja, gjë që do të të zemërojë. Megjithatë, të dielën do të rigjesh entuziazmin. Kujdes me raportet me Demin dhe Ujorin, sepse mund të ketë tensione.

Puna: Gjej një ide të re për të ndryshuar drejtim dhe për të rigjallëruar situatën profesionale. Të premten shmang padurimin.

Shigjetari

Dashuria: Optimizmi do të të hapë sytë. Venusi do të ndihmojë të qartësohen gjërat dhe të bësh hapa përpara. Do të ndihesh më i qetë krahasuar me të kaluarën dhe mund të lindin ndjenja të reja. Për çiftet afatgjata, këshillohet të shmangin konfliktet dhe debatet.

Puna: Për të arritur atë që dëshiron, do të duhet të diskutosh dhe të përballesh hapur. Kujdes ditën e hënë, e cila mund të sjellë tensione.

Bricjapi

Dashuria: Ke prirjen të mbyllesh në vetvete kur je i angazhuar, por ata që nuk të njohin mirë mund ta keqinterpretojnë këtë sjellje. Mundohu të mos dorëzohesh nëse të pëlqen dikush. Beqarët do të ndihen të tërhequr nga një person që kanë njohur kohët e fundit.

Puna: Java pritet e tensionuar. Mund të kritikosh ata që nuk punojnë siç duhet. Ekziston mundësia të marrësh disa të ardhura shtesë, por duhet kujdes me shpenzimet. Merkuri të favorizon në zgjidhjen e një problemi që të ka shoqëruar prej kohësh.

Ujori

Dashuria: Venusi në kundërshtim nuk ndihmon. Do të ketë tensione brenda marrëdhënieve. Shmang pendesat dhe kujtimet e pakëndshme. Kujdes maksimal në marrëdhëniet me Luanin dhe Akrepin.

Puna: Pas tre muajve të lodhshëm, është momenti të marrësh kohë për të reflektuar mbi nevojat e tua reale. Mos u dekurajo, sepse së shpejti situata do të fillojë të kthehet në favorin tënd.

Peshqit

Dashuria: Marrëdhëniet në çift janë në një terren të pasigurt. Duhet vëmendje për të shmangur polemikat, sidomos në raportet që janë konsumuar. E diela duket konfliktuale. Dielli dhe Merkuri janë në opozitë dhe mund të ngrenë tensione.

Puna: Do të kesh shumë përgjegjësi mbi supe. Në fillim të javës mund të ndihesh i pasigurt dhe me dyshime, por nga e enjtja do të rifitosh përqendrimin dhe qartësinë.

Related Posts

Tɾ*nditëse/ Rezultonte i zhdυkυɾ që prej mυajit majit, gjendet në Spanjë tɾυpi i 30-vjeçarit shqiptar, dyshohet se…

Një 30-vjeçar nga Shkodra, që ishte shpallur i zhdυkur në maj, u gjet i vd ekur në Spanjë. Trυpi i Miklovan Danajt u gjet në bregun e…

Horoskopi i muajit shtator, astrologia paralajmëron të papritura të mëdha: Shenja që merr vendimin e jetës

Muaji shtator vjen me një valë të fuqishme ndryshimesh qiellore që do të ndihen fort në tokë! Në një intervistë të fundit astrologia e njohur Chrysanthi Kalogeri…

Pasuri e paparë! Hidrogjeni në Bulqizë: Matje 1000 m nën tokë, është depozita më e madhe në botë

Miniera e kromit në Bulqizë mban depozitën më të madhe të hidrogjenit natyror të zbuluar deri më tani në botë. Profesori i Fakultetit të Gjeologji Minierave, Bardhyl…

”Mos u nxitoni…”/ Horoskopi i ditës së nesërme, e martë 2 Shtator 2025

DASHI Shtatori sjell energji të re. Jeni të etur të filloni nga e para, të merrni përsipër projekte që i keni lënë pezull. Mos lejoni që vështirësitë…

Aksidenti tragjik në Levan-Vlorë, zbardhet dinamika: Turistja italiane goditi nga pas kamionçinën dhe më pas…

Policia e Vlorës ka zbardhur dinamikën se si ndodhi aksidenti në autostradën Levan-Vlorë, ku humbi jetën një person dhe u plagos një tjetër. Nga verifikimet në terren…

45 mijë pensione të llogaritura gabim, hapen kërkesat për korrigjimin

Nëse nuk bini dakord me pensionin që merrni, mund të kërkoni verifikim të tij. Kjo mundësi është hapur tashmë nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, për të gjithë…