Zbulohet plani, Gjermania përgatitet për k*nfIikt me Rusinë; spitaIet bëhen gati për Iuftë

Berlini përgatitet të shndërrohet në qendër logjistike në rast l ufte…

Ndërsa spitalet në Berlin po përballen me tavanë që rrjedhin, bodrume të përmbytura gjatë reshjeve të dendura dhe pavione që vuajnë mungesën e stafit, Senati i Berlinit me Bundeswehr po harton një plan të gjerë për të mbrojtur kapacitetet civile shëndetësore. Qëllimi është që Berlini të bëhet gati për luftë.

Në rast konflikti me Rusinë, kryeqyteti do të duhej, brenda pak ditësh, të shërbente si qendër logjistike për materiale, personel dhe, mbi të gjitha, të plagosur nga frontet lindore të luftës. Kjo çështje u raportua nga gazeta Berliner Zeitung.

Deputeti Alexander King i BSW, partia e Sahra Wagenknecht në Parlamentin e Berlinit, i paraqiti Senatit serish pyetje me shkrim. Përgjigjet, siguruar në mënyrë ekskluzive për gazetën, zbardhin një tablo shqetësuese për vendin më të populluar të Europës i cili në fakt po përgatitet për luftë.

Mbi 1000 të plagosur çdo ditë

Së pari u mor si pikënisje takimi i NATO-s në Riqe në vitin 2023 ku u përcaktuan objektivat e reziliencës për infrastrukturat civile, duke përfshirë transportin, mediat dhe shëndetësinë. Në këtë bazë, në korrik të këtij viti, senatrice përgjegjëse për shëndetësinë, Ina Czyborra, së bashku me institucionet shëndetësore, prezantuan planin për “mbrojtjen civile të spitaleve”.

Sipas Czyborra, Berlini duhet të bëhet pikë qendrore logjistike drejt lindjes në raste emergjente. Kritikë si King e shohin si një formë maskimi të militarizimit, të paraqitur si masa parandalimi krize. King deklaroi për Berliner Zeitung se NATO, qeveria federale, Bundeswehr dhe Senati duan të bëjnë infrastrukturat tona civile gati për luftë. Ai shtoi se nga deklaratat e Senatit në dukje nuk po kuptohet roli apo përfshirja e tyre në zbatimin e objektivave të reziliencës, gjë që sipas tij nënkupton se “ose nuk po thonë të vërtetën të plotë, ose nuk duan të shohin lidhjet”.

Përgjigjet e Senatit janë në momente befasuese në qartësinë e tyre. Sipas përllogaritjeve të tyre, në një konflikt NATO‑Rusi, në Gjermani mund të ketë mbi 1000 të plagosur çdo ditë. Kjo për Berlinin do të nënkuptojë deri në 100 të plagosur për t’u trajtuar çdo ditë në spitalet lokale, përveç numrit tashmë të lartë të pacientëve. Sistemi shëndetësor, i cili përballet me mungesë markante doktorësh e infermierësh, ashtu siç raporton Berliner Zeitung, mund të bjerë në kolaps; veçanërisht kur të plagosurit e luftës kanë nevojë për shtretër në terapi intensive, sallë operimi dhe personel shumë të specializuar.

Spitale në kolaps, Merz mendon për luftë

Ndërsa miliarda euro po kanalizohen drejt riorganizimit ushtarak e fondeve speciale, shteti pranon se nuk ka informacion të qartë mbi nevojat për rindërtim të klinikave të tij. Spitalet kërkojnë prej vitesh investime urgjente, që nga mbrojtja kundër zjarrit e dhomat e izolimit, e deri te sallat operuese funksionale dhe më shumë stërvitje stafore. King thekson: Nevojitet investim urgjent civil në spitale, duke u fokusuar në nevojat e pacientëve të Berlinit, jo në lojërat e luftës. Pyetjet mbi bashkëpunimin me Bundeswehr vazhdojnë t’i marrin përgjigje të paqarta. Ai thotë se është skandaloze nëse implementimi i plote nuk është përgjegjësi lokale; kjo mund të nënkuptojë që Bundeswehr po ndikon te prioritetet e blerjeve dhe rindërtimit.

Berlini si nyje e NATO-s

Plani parashikon që Berlini të shndërrohet në nyje për material dhe personel drejt teatrove të luftës në lindje. Një formulim që e bën konfliktin realitet të mundshëm. Siç e kemi raportuar te InsideOver, Berlini po ndjek një qëndrim gjithnjë e më luftarak nën udhëheqjen e Friedrich Merz. Në njërën anë, kancelari ka deklaruar nevojën për reformimin e sistemit të mirëqenies, duke e quajtur atë jo më të qëndrueshëm financiarisht në formën aktuale. Në anën tjetër, zëvendëskancelari Lars Klingbeil, gjatë vizitës në Kiev, premtoi 9 miliardë euro shtesë ndihma ushtarake dhe financiare për Ukrainën çdo vit, duke çuar vlerën totale nga 2022 në mbi 50 miliardë euro.

Vendime të tilla marrin një rëndësi të veçantë në një kohë krize për ekonominë gjermane. Sipas Dhomës Gjermane të Tregtisë dhe Industrisë, Gjermania rrezikon recesion për vitin e tretë radhazi. Industria automobilistike humbi 50 mijë vende pune vetëm brenda një viti, ndërsa prodhimi i çelikut ra për 12 për qind. Për herë të parë në 10 vite, mbi 3 milionë gjermanë janë pa punë. Më 29 gusht, Agjencia Federale e Punësimit raportoi një rritje prej 46 mijë të papunësh me gjithsej 3.025 milionë në gusht, duke çuar normën e papunësisë në 6.4 përqind. Zgjidhja për stagnacionin ekonomik dhe krizën është riarmatosja. Objekti është krijimi i një flluske financiare me ndihmën e fondeve amerikane si BlackRock e Vanguard, aksionet e të cilëve në Rheinmetall janë afërsisht 10 përqind. Dhe nëse kjo do të shkaktonte luftë në Europë me Rusinë? Merz nuk shqetësohet fare; qëllimi është t’i lejojë ish-punëdhënësit e tij, BlackRock, të përfitojnë maksimale. /Përshtati “Pamfleti” nga “Inside Over”

Related Posts

“Vera s’ka mbaruar”, meteorologia jep lajmin e keq , askush se priste

Duke folur në një lidhje live për Euronews Albania, meteorologia Lajda Porja bëri parashikimin e motit për javën e parë të shtatorit. Sipas saj, përveç disa shira…

Hekurudha Tiranë-Rinas me tren për 20 minuta, po Durrësi? Ja 3 linjat që do të operojnë nga kjo datë

Teksa Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë synon të japë me koncesion operimin e trenave të pasagjerëve në rrjetin kombëtar hekurudhor, janë bërë me dije detajet në lidhje…

Arbana Osmani emocionon ndjekësit me një video speciale nga Big Brother Vip

Moderatorja e njohur Arbana Osmani ka festuar sot ditëlindjen e vajzës së saj Zoit. Me këtë rast, Arbana ndau me ndjekësit një urim të ndjerë, duke publikuar…

Horoskopi i muajit shtator, astrologia paralajmëron të papritura të mëdha: Shenja që merr vendimin e jetës

Muaji shtator vjen me një valë të fuqishme ndryshimesh qiellore që do të ndihen fort në tokë! Në një intervistë të fundit astrologia e njohur Chrysanthi Kalogeri…

Lajm ‘i keq’/ Çmimet e telefonave do rriten ndjeshëm brenda pak muajsh, ja arsyet

Këtë vit, TSMC (Taiwan Semiconductor Manufacturing Company) rriti çmimet për prodhimin e çipave. Vitin tjetër, pritet që TSMC të rrisë më tej kostot me 5-10% të tjera…

Tërmeti në kabinet/ Ish-këshilltarja e Ramës paralajmëron qeverinë e re: Asnjë ministër nuk ka…

Në prag të shpalljes së kabinetit të ri më 11 shtator, ish-këshilltarja e kryeministrit Edi Rma, Ornela Çuçi komentoi sfidat dhe pritshmëritë nga qeveria Rama 4. Çuçi…