0 Z0T za e trishte/ Aks*dent fataI me pesë viktima, mes tyre identifikohen tre shqiptarë

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Luksemburg, ku pesë persona, përfshirë tre shtetas shqiptarë nga Kosova, humbën jetën në një aksident automobilistik të dielën pasdite.

Ngjarja ndodhi rreth orës 17:00, kur dy automjete u përplasën ballë për ballë dhe më pas u përfshinë nga flakët, duke u shkatërruar plotësisht. Të gjithë pasagjerët mbetën të bllokuar brenda dhe humbën jetën në vend.

Viktimat janë identifikuar si Edonik Kastrati, Ukë Bajraktaraj dhe Ujkan Bajraktaraj. Lajmi u konfirmua fillimisht nga familjarët e viktimave përmes rrjeteve sociale. Një i afërm i tyre shprehu dhimbjen e thellë duke shkruar: “Me zemër të thyer ju njoftoj se dje rreth orës 17:00 në Luksemburg ndodhi një aksident ku humbën jetën tre të rinj – Uka dhe Ujkani, nipat e mi, si dhe Edonik Kastrati, djali i tezes. Allahu i mëshiroftë dhe i shpërbleftë me Xhenet.”

Në vendngjarje kanë ndërhyrë forca të shumta emergjence, përfshirë zjarrfikësit, ekipet e shpëtimit dhe policinë, por pavarësisht përpjekjeve, pesë jetët e humbura nuk mundën të shpëtohen. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit tragjik.

Ky aksident ka shkaktuar tronditje të madhe në komunitetin shqiptar në Luksemburg dhe Kosovë, ndërsa pritet që autoritetet të publikojnë detaje të tjera mbi rrethanat e ngjarjes në ditët në vijim.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…