Një histori ndryshe nderimi dhe respekti vjen nga Prrenjasi, ku vjehrri është bërë protagonist i një dhurate të bukur për nusen e djalit të tij.
Xhevahir Dashi vendosi të surprizojë nusen e djalit të tij, Eriseldën, me një dhuratë jo të zakonshme, një makinë. Por, më shumë se dhurata materiale, ajo që e bëri këtë gjest kaq të veçantë ishte letra e gjatë e urimit dhe mirënjohjes që ai i dedikoi asaj.
Në mesazh, Xhevahiri e falënderon nusen për dashurinë, dhe kujdesin që tregon çdo ditë ndaj familjes. Ai e quan Eriseldën një nga “shtyllat kryesore të shtëpisë”, duke e vlerësuar si shembullin më të mirë të përkushtimit dhe respektit familjar.
Ky veprim është cilësuar nga shumë komentues në rrjete sociale si një akt i rrallë respekti dhe dashurie, që tregon se harmonia mes brezave është çelësi i një familjeje të shëndetshme. Ky rast duhet të merret si shembull për raportet mes vjehërrisë dhe nuseve.
Letra e plotë:
‘E dashura Eriselda! Me shumë kënaqësi dhe zemër të hapur, unë, vjerri yt, Xhevahir Dashi, kam nderin të të bëj këtë dhuratë një makinë si shenjë mirënjohjeje dhe respekti të thellë për ty.
Ti nuk je vetëm nusja e kësaj shtëpie, por je bërë një nga shtyllat kryesore të saj. Me përkushtim, kujdes dhe dashuri të paçmuar, ke dhënë gjithmonë shembullin e artë të familjes sonë. Kujdesi yt i vazhdueshëm për familjen dhe për djemtë tuaj, bashkëshortin tënd Gentin, si dhe dashuria e pafund për gjithë familjen tonë, tregojnë shpirtin tënd të madh dhe fisnik.
Duke të të bërë këtë dhuratë, të ndihmoj me zemër dhe të vendosësh gjithmonë familjen në epiqendër të jetës tënde. Prandaj, kjo dhuratë nuk është vetëm një makinë, por edhe një simbol i respektit, mirënjohjes dhe dashurisë sonë për ty.
Uroj që kjo makinë të të shërbejë në të gjitha rrugët e jetës, qoftë të begata, qoftë të vështira, duke të kujtuar gjithmonë se je e dashur, e çmuar dhe një shtyllë e rëndësishme e kësaj familjeje, e bashkuar gjithmonë me dashuri dhe respekt për të gjithë. Me dashuri dhe urime të përzemërta, Xhevahir Dashi.