Linda, drejtoresha e botoksit për SPAK! I jep 300 Milion Lekë Thomait për servis ambulancash

Një procedurë e fundit tenderuese e OBP (Operatorit të Botoksit* të Përqendruar) drejtuar nga Arlinda Pogaj për riparimin dhe mirëmbajtjen e autoambulancave të Spitalit Rajonal “Shefqet Ndroqi” ka ngritur pikëpyetje serioze mbi transparencën dhe integritetin e procesit.

Dokumentet e siguruara tregojnë se, megjithëse disa kompani paraqitën oferta konkurruese, në fund është shpallur fituese “AEE Service” sh.p.k., kompania e biznesmenit Thoma Profka, me një ofertë fituese prej 300 Milionë lekësh.

Nga pesë operatorët ekonomikë pjesëmarrës, katër janë skualifikuar për arsye teknike, konkretisht për mungesë të ambientit të përshtatshëm për shërbime.

Më 12 qershor 2025, operatori pjesëmarrës Amarildo Panda ngriti ankesë për modifikimin e dokumenteve të tenderit, duke sugjeruar se kushtet ishin përshtatur për fituesin e paracaktuar. Më 8 gusht 2025, kompania e tij “Auto Manoku Servis” depozitoi një tjetër ankesë për skualifikimin, duke akuzuar Komisionin e Vlerësimit për vendimmarrje të padrejtë.

Pavarësisht ankesave, më 28 gusht 2025, “AEE Service” u shpall fituese.

Komisioni i Prokurimit Publik, me vendim të datës 29 gusht 2025, vendosi të mbyllë procedurat administrative dhe t’i hapë rrugë kontratës me kompaninë fituese.

Burime brenda sistemit të prokurimeve sugjerojnë se ky tender është shembull tipik i favorizimit të kompanisë së Thoma Profkes, një emër i përfolur shpesh në kontrata publike të lidhura me automjetet.

Në qendër të akuzave është drejtoresha e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, Arlinda Pogaj, e cila akuzohet se ka orientuar procesin në mënyrë që të eliminoheshin konkurrentët dhe të mbetej vetëm një fitues i preferuar.

Këto pikëpyetje e kthejnë tenderin e “Shefqet Ndroqit” në një rast tipik që kërkon hetime të thelluara nga SPAK dhe institucionet antikorrupsion.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…