Avokati zbulon shifrat, ja sa para iu zhvatën shqiptarëve nga “skemat piramidale” online

Ish-prokurori Besnik Muçi zbuloi në një emision televiziv, se qytetarët shqiptarë kanë depozituar në platformën TXEX dhe të ngjashme me të, që rezultojnë të jenë skema piramidale online, mbi 150 milionë euro në total.

“Bëhet fjalë për mbi 150 milionë euro që po mashtrohet. Është më shumë se dëmi i firmave piramidale. Këtu ka një fenomen kriminal, po vidhen paratë e qytetarëve”, tha Muçi.

Më tej ai bëri thirrje që institucionet shtetërore të reagojnë për të mbrojtur qytetarët nga kjo katastrofë dhe një mënyrë sipas tij është mbyllja e linkut të platformës, duke ia bërë të pamundur aksesin në Shqipëri.

“A është krim, mashtrim i thjeshtë, apo mashtrim kompjuterik pak rëndësi ka për qytetarin. Policia e Shtetit shumë mirë është për tu përgëzuar që ka bërë referimin në prokurori. Të mbyllet platforma në Shqipëri, prandaj ne paguajmë AKSHI-n. Nëse bëhet fjalë për mashtrim me kriptomonedha, por ama janë të ngjashme me këto platformat exchange, ama jemi në një përzierje të monedhës virtuale dhe parave cash. Kemi një ligj të 2020 për rregullimin e monedha virtuale, atëherë ku janë këta që do e zbatojnë ligjin? Ne kemi ligjin por shteti nuk vepron. AKSK ta ndërpresë, ta gjejë nga vjen burimi. Ta ndërpresë atë fijen e këtij linku që vjedh qytetarët shqiptarë, siç ndërpreu Tik Tok-un”, u shpreh Muçi.

Ndërkohë, ish-drejtuesi i policisë Shemsi Prençi tha se ka dijeni që organi i akuzës ka vendosur të mos nisë hetimet për rastin pas referimit të çështjes nga policia.

“Është vendosur mosfillim i hetimit, e kam informacion të saktë”, tha Prençi

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…