“Trυmp ka nisur të merret me Shqipërinë”, Burimi zbulon detajet: Dumani thirret në Washington

Gazetari shqiptar që jeton e punon në Francë, Genc Burimi ka komentuar thirrjen e Altin Dumanit në Departamentin e Shtetit, në takim me shefi i Byrosë për Europën dhe Euroazinë, Brendan P. Hanrahan.

Gjatë një interveste per nje emision televiziv, Burimi është shprehur se, thirrja e Dumanit ka të bëjë me dosjet e Sorosit, McGonigalit dhe zgjedhjet e 11 majit.

‘Për mua ishte çështje kohe që Trump të merrej me Shqipërinë. Kam qenë nga të parët që habitesha në fushatë se si, Chris LaCivita nuk godiste me emër dhe mbiemër Altin Dumani.

Shumë thonin se, s’ka të drejtë, ç’punë ka me drejtësinë. Po ku pyet Trumpi për drejtësinë e një vendi, nëse ja ka ngulur gozhdë vetes që me atë vend do të mbarojë punë. Ja ku ndodhi sot. Po e thërrasin si Çeço, si fëmijë të vogël dhe po e thërret një shef Byroje në orën 10 të darkës.

Tani ka shumë tema, kjo e Sorosit, që të gjitha bateritë e Trump janë kundër këtij personazhi në Amerikë, po i marrin dhe prokurorët, pra është tema e Soros.

Është tema e McGonigal, që nuk është larg me Sorosin.

Ke temën e zgjedhjeve në Shqipëri. Janë zgjedhjet, me dy nëntema që sot bën presion shtypi i majtë që Berisha të tregojë kontratën me LaCivitën. Harrojnë këta që LaCivita ishte ai që bëri fushatën e Trump.

Po ashtu vjedhja e zgjedhjeve. Si mbake zgjedhjet ti dhe ti si SPAK, nuk pate asgjë për të thënë?

Ke po ashtu dhe temën e zgjedhjes së kreut të ri të SPAK në fund të vitit. Mund ti bëhet një pazar i qartë Dumanit, siç bëri herën e kaluar pazarin e qartë për Arben Krajën, edhe ai u thirr dhe jam i sigurtë që Arben Kraja u thirrën nga administrata e kaluar që të hapte procesin kundër Berishës. Ai mbase nuk e mori përsipër dhe e humbi vendin.

Askush nuk e di, por edhe njëherë vjen ky lajm bombë për disa, sepse dihej. Është thënë shpesh që Trump nuk ka caktuar me Shqipërinë se ç’rrugë do marri. Se ka dhe në Uashington interesa të kundërta.

Ka interesa që lidhen me terrorizmin, me Rusinë, Serbinë. Ka shumë interesa dhe në një moment ai do vendosë.’, tha Genc Burimi.

Related Posts

Rama zbulon shifrat, ja sa do të rriten pensionet nga janari

Kryeministri Edi Rama përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale ka zbuluar në shifra rritjen që do t’i bëhet pensioneve sipas çdo kategorie. Sipas kreut të…

Publikohet foto e 21-vjeçarit që i ra infαrkt gjatë punës në fabrikë dhe që ambuIanca nuk e shpëtoi

Personi në foto është i ndjeri Juris Becaj, 21 vjeç, i cili hu mbi jetën mëngjesin e sotëm në fabrikën “Sews Cabind Albania” në Bathore. I riu…

N*mi nesër, vjen kthesa e madhe e motit, ja cpritet

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës priten të…

Tr*gjedi ne Tiranë, νd*s krejt papritur djali i ri

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm zonën e Bathores në Tiranë, ku një i ri vetëm 21 vjeç ka humbur jetën në vendin e…

Altin Dumani e thotë troç! Ja si na kanë k*rcënuar Kriminelët dhe politika, por zbulojeni pse nuk tremben fare

Kreu i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani, ka rrëfyer kërcënimet dhe presionet që ushtrohen ndaj prokurorëve të Posaçëm por edhe…

BE jep lajmin e madh: Shqipëria drejt anëtarësimit deri në 2027 – KE shpërblen me 93 milionë euro!

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, i dorëzoi sot kryeministrit Edi Rama raportin e progresit të Komisionit Evropian për vendin tonë. Në konferencën e përbashkët…