“Shëndosh si molla” – Faton Klinaku u bë invalid i Iuftës me një dokument ku thuhet se traktori ia kishte ndrydhur këmbën!

Lista e veteranëve të UÇK-së që nga paslufta është fryrë tej mase, duke arritur rreth 60 mijë persona. Për këtë çështje, Gjykata Themelore në Prishtinë tashmë ka nxjerrë aktgjykim, ku janë dënuar disa prej komandantëve të UÇK-së dhe përfaqësues të organizatave të dala nga lufta.

Megjithatë, përveç fryrjes së listës së veteranëve, si duket një gjë e tillë ka ndodhur edhe me invalidët e luftës, ku shumë ish-ushtarë të UÇK-së, përmes manipulimeve të ndryshme, kanë arritur të përfitojnë statusin e invalidit dhe të marrin pension invalidor.

E ndoshta për shumëkënd kjo duket paradoksale, por vetë kryetari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, është invalid i luftës – edhe pse nga paraqitja e tij fizike duket “shëndoshë si molla”.

KosovaNews ka siguruar një dokument të dhjetorit të vitit 2017, me të cilin Klinaku kishte aplikuar për pension invalidor.

Sipas këtij dokumenti, thuhet se Klinaku, më 5 dhjetor 1998, gjatë kryerjes së detyrës ushtarake (furnizim me ushqim për ushtarë), i është shkelur këmba nga një traktor, me ç’rast kishte pësuar lëndime trupore (ndrydhje).

Si rezultat i kësaj, sipas dokumentit të nënshkruar nga mjeku Dr. Behxhet Klinaku, Faton Klinaku është diagnostikuar me:
“Shtypje dhe gjakderdhje kapilare në zonën e kofshës së këmbës (Contusio corporis et hematoma regio coxae femoralis lat. sin.)”.

Në bazë të kësaj diagnoze shihet se me rastin e atij “aksidenti”, Klinaku kishte vetëm ndrydhje (verenik) dhe nuk kishte dëmtime të përhershme apo thyerje të kockës, çka normalisht nuk shkakton invaliditet të përhershëm.

Gjithashtu, dokumenti i lëshuar nga Shërbimi Sanitar i Zonës Operative të Shalës, Brigada 142, thotë se Klinakun, në shërbimin e sanitetit, e kishte sjellë ushtari Jeton Klinaku, i cili më pas kishte marrë ndihmën e parë dhe është trajtuar në spitalin ushtarak të zonës.

Është interesante se si mjeku ashtu edhe dëshmitari, që thuhet ta ketë dërguar për ndihmën e parë, mbajnë të njëjtin mbiemër – Klinaku, çka e bën tepër të dyshimtë këtë rast.

KosovaNews ka kontaktuar z. Klinaku për ta pyetur nëse është invalid i luftës, çfarë shkalle invaliditeti ka dhe nëse merr pension invalidor.

Related Posts

“Po flini mbi plehra”/ Sabina debaton ashpër me Kristin për punët e shtëpisë: Mos merrni…

Sabina Meta dhe Kristi Lamaj e kanë nisur ditën e tyre me debate gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”. Dy banorët janë përfshirë në…

Fifi reagon pas fjalëve të Ledion Liços: një mesazh për ëndrrat

Fifi nuk arriti as këtë vit të triumfojë në Festivalin e RTSH-së, ku u paraqit në duet me Tiri Gjocin. Pas përfundimit të festivalit, këngëtarja ka ndarë…

Vjen lajmi fantastik nga Greqia, gezojne shqiptaret

Në Stacionin Kufitar të Kakavijes është regjistruar fluks i lartë lëvizjeje gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të dhënave zyrtare, në të dyja anët e kufirit Shqipëri–Greqi…

Lanë gjurmë të paharrueshme në Shqipëri! Personalitetet që u ndanë nga jeta gjatë 2025-ës

Viti 2025 do të mbahet mend si një periudhë tragjike për Shqipërinë, një vit ku vendi humbi disa nga personalitetet më të shquara të jetës publike. Këto…

I FUNDIT/ Olta Xhaçka paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

Deputetja e Partisë Socialiste dhe ish ministrja Olta Xhaçka është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme. E pyetur nga gazetarët Xhaçka nuk dha asnjë koment, por mësohet se…

Krishtlindje të ftohta me shi e borë, Gjoni: Tregon cmendurine e motit gjatë kësaj jave

Kjo e martë ka rikthyer sërisht reshjet e shiut në vendin tonë. Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave e ftuar në studion e lajmeve të Ora News…