Sk*ndaIi në një kopsht privat/ Fëmija 3-vjeç del i dh*nuar, prindërit akuzojnë edukatoret: Më doli djali i mbuluar me…

Një tjetër rast dhunimi është regjistruar në një nga kopshtet e vendit tonë. Kësaj here kemi të bëjmë me kopshtin “Qendra Siar” në Mëzes Fushë, ku një i mitur 3-vjeçar thuhet se është dhunuar nga edukatoret.

Ka qenë vetë nëna e 3-vjeçarit ajo e cila ka denoncuar me foto dhunën që pretendon se i është ushtruar djalit të saj.

Për JOQ, ajo ka bërë me dije se i biri ka qenë viktimë e dhunës, si nga një fëmijët tjetër në kopsht, po ashtu edhe nga edukatoret.

Sipas nënës, një ditë kishte shkuar ta merrte pas përfundimit të orarit, por ishte përballur me drejtoreshën e këtij kopshti, Erviola Truka, e cila i ishte drejtuar duke i thënë se kishin bërë një “gabim”.

Në atë moment, nëna ka vënë re se fytyra e fëmijës ishte e mbuluar me krem dhe drejtoresha i tha se kishte ndodhur një zënkë midis fëmijëve. Mirëpo, kur e kishte parë fëmijën tjetër kishte vënë re që ai nuk i kishte dhëmbët e përpara dhe sipas saj kanë qenë edukatoret e kopshtit ato të cilat kanë goditur me shuplakë djalin e saj.

Teksa ka kërkuar shpjegim nga drejtoresha , nëna e shqetësuar dhe e alarmuar për djalin e saj është përballur me një fjalor aspak adekuat nga Erviola Truka.

“Jam prind i një fëmije 3-vjeçar, i cili deri para disa ditësh frekuentonte kopshtin “Qendra Siar”, me drejtoreshë Erviola Truka, në Mezez-Fushë.

Një ditë mora djalin nga kopshti në një gjendje të rëndë, pa qenë i lajmëruar më parë për incidentin e ndodhur. Më thanë vetëm se e kishte kafshuar një fëmijë tjetër. Por, kur e pashë atë fëmijë pas dy ditësh, vura re se nuk kishte fare dhëmbë përpara.

Komunikimi me drejtoreshën ishte i mangët, pa mbajtur përgjegjësi dhe pa dhënë asnjë shpjegim për atë që kishte ndodhur. Ajo më premtoi se do të më jepte pamjet nga kamerat e sigurisë, por pas disa kohësh mora vetëm një mesazh, ku më kërkonte të mos e çoja më fëmijën në kopsht. Ky moment përkoi edhe me largimin e edukatores nga institucioni.

Nga drejtoresha kam marrë mesazhe kërcënuese dhe mallkime. Për më tepër, ajo ka nisur një fushatë ndaj prindërve të tjerë, duke e etiketuar fëmijën tim si agresiv dhe problematik”, shkruan ajo në denoncim, ndërkohë që ka publikuar edhe fotot nga biseda me drejtoreshën e këtij kopshti

Related Posts

Tr*gjedi në autostradë: Çifti humb jetën teksa ndërronte gomën

Një aksident i rëndë ka ndodhur javën e kaluar në Rodovia do Sol, duke tronditur komunitetin. Një çift i ri kishte ndaluar makinën në anë të rrugës…

Shtëpia ka hapur dyert, ja sa banorë pritet të hyjnë sonte në BBVA

Pas një fillimi spektakolar të shtunën mbrëma, ku shtëpia e ‘Big Brother VIP Albania 5’ hapi dyert për 14 banorët e parë, ethet e garës tashmë veç…

‘Tërhiq denoncimin në të kundërt do të v***** ty, gruan, motrën dhe nënën’! Gerond Meçe rrëfen 5 orët e pengmarrjes

Tiranë, 23 dhjetor 2025 Biznesmeni Gerond Meçe ka zbardhur përpara prokurorëve dhe në emisionin “Në shënjestër” detaje tronditëse nga pesë orët e pengmarrjes së tij, ku sipas…

“Po flini mbi plehra”/ Sabina debaton ashpër me Kristin për punët e shtëpisë: Mos merrni…

Sabina Meta dhe Kristi Lamaj e kanë nisur ditën e tyre me debate gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”. Dy banorët janë përfshirë në…

Fifi reagon pas fjalëve të Ledion Liços: një mesazh për ëndrrat

Fifi nuk arriti as këtë vit të triumfojë në Festivalin e RTSH-së, ku u paraqit në duet me Tiri Gjocin. Pas përfundimit të festivalit, këngëtarja ka ndarë…

Vjen lajmi fantastik nga Greqia, gezojne shqiptaret

Në Stacionin Kufitar të Kakavijes është regjistruar fluks i lartë lëvizjeje gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të dhënave zyrtare, në të dyja anët e kufirit Shqipëri–Greqi…