Skip to content

Ndërtoi pa leje në Zonë të Mbrojtur, arrestohet qytetari në Tropojë! AMP dërgon në prokurori punonjësin e policisë dhe një tjetër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Kukës – Dibër) ka referuar materialet proceduriale në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për punonjësin e policisë M. M., me detyrë N/Specialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin e Policisë Tropojë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” si edhe për punonjësin e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, shtetasin G. H.

Gjithashtu është arrestuar në flagrancë shtetasi E. B., banues në qytetin e Durrësit i dyshuar për veprën penale “Ndërtim i Paligjshëm” në Zonat e Mbrojtura.

Referimi i materialeve për punonjësit është kryer pasi me veprime dhe mosveprime kanë lejuar ndërtimin e një objekti dy katësh me mur guri në vendin e quajtur ‘’Quka e Ibrahim Osës’’, Bjeshkët e Pojanit, të Njësisë Administrative Tropojë, pa lejen e organeve përkatëse dhe në kundërshtim me ligjin për Zonat e Mbrojtura.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin

Published inTë fundit