Gjesti e përzgjodhi për t’u rikthyer në shtëpinë e BBVA, por reagimi i G-Banit nuk pritej

Ish-banori i BBVA, G Bani, u përjashtua nga loja me Zarf të Zi duke përfunduar kështu rrugëtimin e tij në Big Brother, pak dite më parë. Por mbrëmjen e djeshme Gjesti kishte mundësinë nga zarfi që hapi nga ‘valixhja e tundimeve’ që të zgjidhte shtatë nga ish-banorët e këtij edicioni për t’i rikthyer 3 prej tyre sërish në lojë pas televotimit nga publiku.

Dhe pikërisht një prej emrave ishte edhe G Bani, por si ndihet ai për këtë?

“Nuk e di në fakt a do të ekzistojë ky rikthimi, nëse është potencialisht e mundur. Nuk besoj se njeriu para se të marrë okej nga publiku, mund të fillojë të mendojë. Në një pjesë të trurit tim e mendoj si mundësi dhe si opsion por nuk kam ndonjë ndjesi të veçantë për momentin”.

Teksa u pyet sesi e sheh G Bani zgjedhjen e Gjestit për t’i dhënë një shans të dytë dhe për ta bërë pjesë të televotimit, ai u përgjigj:

“Gjesti nuk më ka dhënë një shans mua sepse unë nuk e lë veten time që të më japë një shans as Gjesti dhe as kërrkush. Ai i ka dhënë një shans lojës së tij, sepse është një lojtar me këllqe që ato coftina e tjera që janë aty brenda asnjëri nga ata nuk do të kishte forcën dhe besimin tek vetja që ta bënte. Ata që hiqen si politikisht korrekt, hipokritët e tjerë. Ai e ka vetbesimin për ta bërë diçka të tillë meqë është edhe vetë i përfshirë drejtpërdrejt me këtë situatën që ka ekzistuar midis meje dhe atij.

Këta të zgjuarit që e kanë zgjedh për lider për arsye se nuk bën punët e shtëpisë apo që vjedh cigaret. Nuk e di se për cilën arsye e kanë zgjedhur si lider. Por sidoqoftë të gjithë ata janë kthyer në fansat e Gjestit. Ai po bën një lojë të shkëlqyeshme me veten e tij por është për të ardhur keq se sa të mjerë janë ata oborrtarët e tij.”

Related Posts

Rëndohet bilanci: Humb jetën shqiptari tjetër i aksidentuar në Itali

Numri i viktimave nga aksidenti tragjik që ndodhi disa ditë më parë në rrugën shtetërore 410 Naro-Camastra, Siçili është rritur. Sot në spitalin Villa Sofia të Palermos,…

Horoskopi ditor, e diel 8 mars 2026

♉ Dashi Dita sjell vrull, iniciativë dhe dëshirë për të marrë situatat në dorë. Në jetën sentimentale ka mundësi për sqarime të rëndësishme ose për përjetime intensive,…

Arbër Hajdari “thumbon” Arbana Osmanin, shpreh hapur simpatinë për Ledion Liçon

Në një episod të fundit të podcastit Allishverishi, të drejtuar nga Gjergj Luca dhe Beldi Mane, opinionisti i “Big Brothet VIP Albania” Arbër Hajdari ka ndarë hapur…

Horoskopi ditor, e shtunë 7 mars 2026

Dashi Probleme më serioze do të përjetojnë çiftet që janë në krizë të thellë, ndërsa të tjerët mund të rrinë të qetë. Mundohuni që të shmangni debatet….

Horoskopi ditor, e shtunë 7 mars 2026

Dashi Probleme më serioze do të përjetojnë çiftet që janë në krizë të thellë, ndërsa të tjerët mund të rrinë të qetë. Mundohuni që të shmangni debatet….

Trump nuk ndalet, bën paralajmërimin e fortë: Pas Iranit, radhën e ka ky shtet

Presidenti amerikan Donald Trump ka minimizuar shqetësimet për pasojat e konfliktit me Iranin, duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të kenë rol në përcaktimin e udhëheqjes…