“Lëmë gocën e ikim”/ Nëna e tre fëmijëve shet trupin për dr*ogë, vajzën e nxjerr të lypë (Video)

Emisioni “Stop” në Tv Klan shkon në Kavajë për dëshminë e një babai i cili pretendon se bashkëshortja e tij gjatë kohës që ai vetë ishte në burg, i ka nxjerrë fëmijët të lypnin rrugëve. Veç, kësaj burri pretendon se nëna e fëmijëve të tij është konsumatore lëndësh narkotike. Babai i 3 fëmijëve 8, 7 dhe 4 vjeç, mban dy djemtë më të rritur dhe thotë se vajza nuk është e sigurt me të ëmën.

“Stop” siguron një video ku duken fëmijët jashtë në orët e vona të natës me gjyshen e tyre, duke kërkuar lëmoshë. Në një tjetër video shihet mamaja e fëmijëve në shoqëri të personave të paidentifikuar, duke konsumuar lëndë narkotike. I infiltruari takon gruan e cila në këmbim të parave, i ofroi shoqëri dhe raport intim.

Qytetari: Si jeni? Mirë është të ishim ulur vetëm!

Marsida: Po mirë, se s’të njoh ty unë, të ulem vetëm. Më ndihmo me një 5 mijë lekësh se jam keq!

Qytetari: Hë?

Marsida: Ke mundësi të më ndihmosh me një 5 mijë lekësh? Po në rregull pra, më ndihmo me një 5 mijë lekësh e flasim, se jam pa kokërr leku këto dy ditët e fundit.

Qytetari: Gjë tjetër do?

Marsida: (I flet mamasë) Mbaje, fute në xhep këtë! Ik ulu çik atje, rri e qetë, të flasi djali, ça halli ka!

Qytetari: Mua më thanë ke këtë numrin, dil bëj çikë qejf për veten tënde, më thanë. Kaq!

Marsida: Qysh tha, re?

Qytetari: Je për qejf, apo jo?

Marsida: Ça qejfi?

Qytetari: E t’i biem gjatë, larg, kot.

Marsida: Ça qejfi?

Qytetari: Dalim pra, lëvizim!

Marsida: Ku do të lëvizim neve?

Qytetari: Ku di unë! Ku do ti? Të flas troç unë, po kam hallin, se është vajza!

Marsida: Të kesh hallin e plakës ti në fillim se goca është e vogël, nuk merr vesh shumë, po…!

Qytetari: Në qoftë se je për t’u kënaq, më thuaj!

Marsida: E mbarove ti mami këtë kaq shpejt?

Vajza: Po!

Marsida: Ore çdo njeri jeton për t’u kënaqur, jo për të vujtur.

Qytetari: Ah, bravo! Këto po t’i paguaj unë. Në qoftë se do, më thuaj në darkë! Në qoftë se do, më shkruaj tani, ku të duash, vij të marr unë edhe ikim ku të duash ti!

Marsida: Të mbaroj punë në dorë unë, po qe, të marr në telefon vetë mbrapa. Të çoj mamin me gocën në shtëpi./tvklan.al

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…