Pas pjeshkëve, Kroacia bllokon edhe domatet shqiptare: Kanë shumë pesticide

Kroacia ka asgjësuar rreth 4 ton domate me origjinë nga Shqipëria, pasi analizat laboratorike zbuluan nivele pesëfish më të larta se norma e lejuar të pesticidit chlorfenapyr, një substancë helmuese që përdoret për eliminimin e insekteve.

Sipas Autoritetit Evropian për Sigurinë Ushqimore (EFSA), niveli i lejuar i këtij kimikati është 0.01 mg/kg, ndërsa në domatet shqiptare të eksportuara nga Berati, niveli i klorfenapirit rezultoi 0.06 mg/kg. Domatet e rrezikshme nuk arritën të hyjnë në tregun europian dhe u groposën nga autoritetet kroate.

Vetëm pak ditë më vonë, më 22 gusht, Kroacia bllokoi dhe asgjësoi edhe një tjetër ngarkesë me 5 ton pjeshkë nga Divjaka, pasi në to u zbulua nivel i lartë i metalit të rëndë nikel, i rrezikshëm për shëndetin, veçanërisht për fëmijët.

Ekspertët theksojnë se përdorimi pa kriter i pesticideve dhe mungesa e respektimit të periudhës së karencës, koha që duhet kaluar nga përdorimi i kimikateve deri në korrje, po dëmton rëndë reputacionin e prodhimeve shqiptare jashtë vendit dhe sigurinë ushqimore brenda vendit.

“Kjo mund të ketë ardhur si pasojë e mos respektimit të karencës, por jo vetëm gjithashtu kjo mund të ketë ardhur nga mbi doza që kanë përdorur fermerët ose nga mungesa e alternimit të insekdicidit fermerët duke përdor gjithmonë të njëjtin kimikat bën që kjo insekticid të kalojë tokë, bimë dhe më pas në produkt pasi nuk shpërbëhet”.

Kimikatet si chlorfenapyr mund të shkaktojnë dëmtime të imunitetit, reaksione alergjike, dhe sipas ekspertëve, kanë ndikim të rëndë në shëndetin riprodhues, duke ndikuar në infertilitet dhe vështirësi në shtatzëni.

“Në përgjithësi grupet e insecticide që në kë rast është tepër toksik duke shkaktuar sëmundje alergjike apo rënie të imunitetit të njeriut, por duke sjellë edhe probleme tek riprodhimi, që do të thotë mund të shkaktojnë vështirësi në ciklin e prodhimit apo vështirësi“.

Ndërkohë, Bosnje-Hercegovina ka ndaluar dhe bllokuar një ngarkesë tjetër pjeshkësh nga Shqipëria, me pretendimin se përmbajnë pesticide të rrezikshme për shëndetin e konsumatorëve, veçanërisht për moshat e vogla.

Skandali ushqimor ka ngritur shqetësime serioze jo vetëm për imazhin e produkteve “Made in Albania”, por edhe për konsumatorët shqiptarë. Autoritetet shqiptare të ushqimit nuk kanë dhënë ende asnjë njoftim apo alert në lidhje me praninë e këtyre produkteve në tregun vendas, çka ngre pikëpyetje mbi rolin e tyre në mbrojtjen e shëndetit publik.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…