“Tim bir nuk e shoqëroj dot në klasën e parë”, Veliaj mesazh nxënësve për vitin e ri shkollor: Një urim, një ndjesë dhe tre këshilla

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i është drejtuar me një letër fëmijëve që në 8 shtator pritet të nisin vitin e ri shkollor.

Ai kërkon ndjesë që projekti për drekën falas në institucionet arsimore nuk u arrit, por sipas tij kjo erdhi për shkak të izolimit të tij. Siç e quan Veliaj, ndalim i vullnetit të popullit.

Në letrën e tij kryebashkiaku u jep edhe tre këshilla fëmijëve teksa iu uron suksese.

Postimi i Erion Veliaj:

Një urim, një ndjesë dhe tre këshilla

Të dashur miqtë e mi, nxënës të Tiranës,

Prej dhjetë vitesh ju kam shkruar personalisht çdo shtator, për t’ju uruar sukses e mbarësi. Ndaj, edhe pse virtualisht, nuk doja të mungoja këtë vit për t’ju dhënë kurajo me një mesazh zemre.

Ky vit është posaçërisht i veçantë për mua, teksa edhe im bir shkon në klasën e parë. Edhe pse më është thyer zemra, pasi nuk mund ta shoqëroj në shkollë në ditën e parë, e di që edhe për shumë familje të tjera ka pasur sfida këtë vit. Por, kjo s’duhet të na heqë gëzimin e këtij fillimi të ri, shprese të re. Ndaj, nga zemra ju uroj sukses për vitin e ri shkollor 2025-2026.

Së dyti, një ndjesë të sinqertë. Ne kemi ndërtuar 50 shkolla të reja në Tiranë, totalisht europiane, dhe 110 kopshte e çerdhe të reja. Kjo më bën krenar për punën në bashki dhe për të gjithë ata që na kanë dhënë një dorë. Megjithatë, ndihem i keqardhur që u penguam në projektin tonë të drekës falas në shkolla – një ide që e kam dashur prej kohësh dhe që më në fund ishim gati ta implementonim. Dreka do ushqente fëmijët e Tiranës nga e majta dhe e djathta, vendalinjtë dhe të ardhurit. Ndalimi arbitrar i vullnetit të popullit për t’u qeverisur në bashki prodhon pasoja, ku projekti i drekës në shkolla është vetem njëri prej tyre. Megjithatë, përgjegjësia mbetet tek unë dhe do ta rikuperoj sa me shpejt që të mundem.

Dhe në fund, 3 këshilla që me shpresë do t’ua gjeni dobinë:

1.

Përqafoni dijen. Mësoni fort, lexoni shumë, kapni dijet, jo veç notat. Dija është e vetmja pronë që do keni gjithnjë me vete, dhe as e prish dot tërmeti, as përmbytet e as sekuestrohet. Është gjithmonë juaja dhe në dobinë tuaj.

Tiranën dhe kombin tonë mund ta çojnë përpara vetëm ata që shkëlqejnë në dije, ata që punojnë fort dhe sjellin risi, jo ata që pengojnë pa pushim. Qytetin në dritë e nxjerrin ata që ndjekin përpjekjet e mira, jo ata që përndjekin njerëzit e mirë.

Ndaj, bëhuni gjahtarë ideshë dhe jo gjahtarë njerëzish. Në një shoqëri demokratike, ku mund të jeni gjithçka, zgjidhni të jeni luanë dhe jo hijena.

Mësoni historinë për të mos e përsëritur atë! Lakojeni bukur gjuhën shqipe për ta përdorur si ilaç që shëron, jo si helm në rrjete e portale ndaj njëri-tjetrit. Thikat përdorini në një kurs gatimi, por kurrë në oborre shkollash ndaj shokut – brezi juaj nuk mund të jetë kopja e re e brezit të vjetër nga TV-të e një nate më parë. Përqafoni dijen miq, e ajo do t’ju nderojë.

2.

Përkraheni suksesin dhe mos i vajtoni stepjet e pengesat e përkohshme.

Nëse një nga shokët merr 10, bën një 3 pikësh apo fiton olimpiadën, gëzohuni të gjithë bashkë. E di që në shoqërinë tonë shpesh suksesi është një mëkat i pafalshëm, por ju jeni shpresë për një Shqipëri të re, ku solidariteti e mirësia e mund arrogancën e injorancën.

Rrëzimi nuk është e kundërta e suksesit, e as nuk zgjat pafundësisht. Jeta mund t’ju ulë në gjunjë dhe më poshtë se ëndrra juaj më e keqe – ja, më pyesni mua – por, nëse ngrihesh dhe ja kris vrapit sërish, më fort e më shpejt, e rigjen veten dhe vendin që meriton.

Dhe nëse shihni të tjerë që rrëzohen, mos iu gëzoni fatkeqësisë së tyre sepse padrejtësia diku, shpejt kthehet në padrejtësi kudo, ndaj fërkimi i duarve ndaj vuajtjes së tjetrit, as ju ndihmon, as ju nderon.

Përqafoni sukseset e njëri-tjetrit dhe jepini dorën shoshoqit për t’u ngritur më shpejt e avancuar më fort.

3.

Familja dhe miqtë nuk mund të zëvendësohen nga teknologjia. Përdorini mjetet digjitale, por mos harroni se jemi njerëz. Inteligjenca artificiale mund të zgjidhë probleme të matematikës apo t’ju kompozojë një këngë, por nuk ka empatinë e një shoku a një shoqeje që të përqafon, qan e qesh me ty, të ngre humorin kur pengohesh, të brohoret kur ringrihesh.

Kaloni kohë cilësore me familjet tuaja; nuk ka telefon, avatar apo chatbot që zëvendëson prindërit, gjyshërit, motrën e vëllain. Jeta nuk është e pafundme dhe as e parashikueshme, ndaj shijoni çdo moment e çdo mundësi për të qenë bashkë, biseduar, luajtur e udhëtuar.

Unë, si edhe ata, jam shumë krenar për ju. Në këto 10 vite që ju kam njohur – disa prej jush, që nga kopshti e gjer në gjimnaz, – kam parë te ju të ardhmen, dhe më është dukur e shkëlqyer. Kam parë shqiptarët e rinj plot mirësi, përulësi, dije, zell, të mençur e të dashur.

Forca pra, për një vit tjetër të shkëlqyer!

Ju dua shumë!

Lali Eri

Related Posts

Cifti adopton 3 djemtë e fqinjes që nderroi jete, kur ata kthehen në shtëpi i pret surpriza

Audrey ishte një nënë beqare me 3 fëmijë të cilëve u është dashur të përballen me ashpërsitë e jetës. Një ditë ajo filloi të mos ndihej aq…

VAPA IKU ME GUSHTIN? Porja jep lajmin e keq per shtatorin. Ja kur do jetë stuhia e radhës

Sinoptikania Lajda Porja nga “Meteoalb” në një lidhje direkte me studion e lajmeve në “Ora Neës”, u shpreh se pavarësisht se jemi në shtator temperaturat e larta…

I fundit! Rama merr vendimin drastik per keto plazhe: Nga viti tjeter..

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se plazhet e Ksamilit dhe Dhërmiut do t’i kalojnë tërësisht në menaxhim Bashkive. Kreu i qeverisë u shpreh se shumë shpejt do…

Horoskopi ditor, e premte 5 shtator 2025

Dashi Do të keni një rënie të lehtë, në raport me ditët e fundit. Do të ndiheni të lodhur ose ndoshta do ju duhet që të përballeni…

Shkon në 17 numri i viktimave nga përplasja tragjike e tramvajit në Lisbonë, disa të lënduar në gjendje kritike! Si funksiononte transporti me “Gloria-n”?

Drejtoresha e Shërbimit të Mbrojtjes Civile të Lisbonës, Margarida Castro Martins, konfirmoi se numri i viktimave nga aksidenti me funikularin “Glória” është rritur në 17. Në një…

TRAGJED! Autobusi dykatësh përplas këmbësorët, raportohet për viktima dhe të plagosur

Një aksident i rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm zonën e ngarkuar pranë stacionit Victoria në Londrën qendrore, ku një autobus dykatësh është përplasur rëndë, duke lënë…