18-vjeçari nga Kosova pl*agos mësuesen në Gjermani, qëllohet për vd*ekje nga policia

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë të premte në Essen të Gjermanisë. Një 18-vjeçar, që sipas mediave vendase dyshohet të jetë me origjinë nga Kosova, goditi me thikë mësuesen duke e lënë atë të plagosur.

Ngjarja e rëndë ndodhi në një kolegj profesional, ku ai ishte student. Sipas asaj që raporton Bild, 18-vjeçari u qëllua për vdekje nga policia. Sa i takon mësueses, ajo ka marrë një plagë në bark dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Për momentin nuk është e qartë nëse ngjarja ndodhi gjatë orës së mësimit, apo i riu erdhi nga jashtë në klasë. Por dëshmitarë thanë se ai iu afrua mësueses dhe e goditi me thikë. Më pas u largua nga vendi i ngjarjes. Sulmi ndodhi rreth orës 09:30. Menjëherë forcat policore rrethuan kompleksin, me qëllim kapjen e autorit.

Rreth orës 11:00, studenti u pikas në një park rreth tre kilometra larg shkollës. Kur forcat speciale tentuan t’i afroheshin, ai vrapoi drejt tyre me thikë në dorë. Autoritetet gjermane u kundërpërgjigjën me armë zjarri, duke e lënë të vdekur.

Sipas Bild, përveç mësueses e cila mbeti e plagosur rëndë, disa persona të tjerë po marrin trajtim mjekësor për shkak të gjendjes së shokut.

Related Posts

Delfinët formuan një rreth dhe nuk i lanë të futeshin thellë në det – arsyeja do t’ju lërë pa fjalë

Notari britanik Rob Hoey po shijonte një not të qetë së bashku me vajzën e tij pranë Ishullit Verior të Zelandës së Re, kur papritur zbuloi diçka…

I fundit, Njoftim zyrtar: Ndërpritet transmetimi i “Big Brother VIP”

Për shkak të disa problemeve teknike, sinjali nga shtëpia e “Big Brother VIP” është ndërprerë. Ekipi teknik po punon intensivisht për rikthimin e menjëhershëm të transmetimit. Banorët…

I moshuari përfundon te Trauma pasi u godit me grushte, policia në kërkim të 24-vjeçarit dhunues

Policia ka shpallur në kërkim një 24-vjeçar me iniciale K.M., pasi ka dhunuar fizikisht me grushte një 62 vjeçar në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë. 62-vjeçari ka pësuar…

Nuk e heq asnjehere nga qafa, Arbana Osmani zbulon ç’kuptim ka numri 7 dhe gërma ”J” në varsen e saj

Ájo është pa diskutim një nga moderatoret më të dashura dhe të njohura për publikun shqiptar, i cili e ka ndjekur që nga hapat e parë në…

E fundit! Vjen lajmi i mirë për gjithë shqiptarët! Rritet vlera e pashaportës, ja sa shtete të reja mund të udhëtojmë

Shqipëria ka shënuar një përmirësim të ndjeshëm në Indeksin e Pasaportave Henley, renditja ndërkombëtare që mat fuqinë e pasaportave dhe lëvizshmërinë globale të qytetarëve. Sipas të dhënave…

Administrata “Trump” fut në rreth të kuq Edi Ramën, SHBA shtojnë kontrollet mbi korrupsionin dhe vjedhjet shtetërore…

Administrata “Trump” duket se ka vendosur Shqipërinë dhe kryeministrin Edi Rama nën një vëzhgim të rreptë, duke futur korrupsionin shtetëror në “rreth të kuq” amerikan. Shtetet e…