Punonte në ndërtim me babain, detaje nga vr*asja e Kristjanit në Shkodër

Një atentat me armë zjarri ka tronditur qytetin e Shkodrës mbrëmjen e së enjtes, ku mbeti i vrarë 34-vjeçari Kristjan Kola.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Vasil Shanto”, në qendër të qytetit. Autorët, të cilët ishin të maskuar dhe me kapuçë, dyshohet se e kishin ndjekur dhe pikasur viktimën, duke e qëlluar nga një distancë shumë e afërt në momentin që ai po dilte nga një hotel.

Viktima u qëllua disa herë në gjoks me armë zjarri, duke ndërruar jetë në vend. Autorët më pas u larguan me një motoçikletë, duke u përpjekur të zhdukin çdo gjurmë.

Nga të dhënat paraprake, Kristjan Kola nuk rezulton me precedentë penalë dhe punonte së bashku me të atin në një firmë ndërtimi. Ai nuk njihej si person problematik apo i përfshirë në çështje kriminale.

Në momentin e atentatit, në lokal ndodheshin edhe persona të tjerë, por autorët kishin përqendruar vëmendjen vetëm te objektivi i tyre, duke e ndjekur dhe monitoruar deri në momentin e ekzekutimit.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Related Posts

Moti i keq përfshin Shqipërinë, meteorologu jep lajmin e mirë: Ja kur do të largohen reshjet

Teksa vendi ynë është përfshirë nga moti i keq ditët e fundit, duket se reshjet do të vijojnë të jenë prezente edhe përgjatë ditës së nesërme. Meteorologu…

Auron Tare: Për “pikën e voçkël” të Mirela Kumbaros duhen futur njerëz në burg

Studiuesi Auron Tare për abuzimet e ndërtimeve në bregdetin e jugut e veçanërisht në Gjirin e Manastirit që kanë sjellë edhe shkatërrimin e trashëgimisë arkeologjike, duke lejuar…

Gazetari Robert Papa paralajmëron arr*stimin e Edi Ramës, ja informacionet që kanë në duar amerikanët

Nga Robert Papa Informacionet e gazetarit të njohur, Robert Papa kanë sjellë sërish në qendër të debatit politik marrëdhënien mes qeverisë shqiptare, SHBA-ve dhe zhvillimeve më të…

Tr*gjedia me e madhe ndër vite, ka shumë vik*ima

Hong Kong – Një valë e thellë zisë ka pushtuar Rajonin e Posaçëm Administrativ të Hong Kongut, pas një zjarri masiv dhe shkatërrues që ka përfshirë disa…

“Ku janë lekët!”- Nusja vrau vjehrrën pasi i vodhi paratë, publikohet përgjimi me fjalët e fundit të 75-vjeçares: Merr çfarë të duash dhe më lër të jetoj

Autoritetet greke kanë publikuar një video me kohëzgjatje rreth 35 minuta, në të cilën janë regjistruar fjalët e fundit të 75-vjeçares që u vra nga nusja e…

“Mos u opero, mos bëj biopsi”/ Pacientja me ka ncer vd es pasi ndoqi mjekun popullor

Në Tiranë, një denoncim i mbërritur në emisionin “Stop” në Tv Klan ngre dyshime se farmacia bimore “Elif”, e drejtuar nga Hekuran Çela dhe i biri, u…