Me 800 mijë lekë rrogë quhesh i pasur apo i varfër?! Plas debati në studio: Nuk është rrogë mesatare…

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Helena Halilaj, pedagoge e komunikimit. Ajo ka folur më shumë mbi tendencën e studentëve për të përdorur ChatGPT, por duke ngritur dhe një debat mbi çështjen e suksesit dhe parave…

Ronaldo: Edukimin financiar nuk besoj se ka mundësinë që ta japë një mësues me 800 mijë lekë rrogë.

Helena: 800 mijë lekë është mirë…

Ronaldo: Jo, nuk është mirë, është varfëri. A do të flasim hapur? 800 mijë lekë në kohërat që jetojmë, është një rrogë e një të varfri.

Helena: Ne duhet të flasim se si kemi ndryshuar, se e dimë shumë mirë që rrogat e mësuesve kanë qenë shumë më pak. Kjo është rrogë mesatare.

Ronaldo: Jo, nuk është rrogë mesatare. Me 800 mijë lekë në Shqipëri, je i varfër.

Helena: Atë që ti e quan varfëri, të tjerët e quajnë gjendje normale.

Ronaldo: Çfarë bëhet sot në Shqipëri me 800 mijë lekë? Do paguash qira, vendin e parkimint, faturat e celularit, gjobat e makinës?

Helena: Gjobat e makinës nuk i merr, mund të udhëtosh dhe me autobus, jo me makinë… Edhe progresiviteti ekonomik nuk është aq i lehtë edhe tek vendet e tjera.

Ronaldo: Faturat që paguajmë kanë pasur hapa galopantë, rrogat tona jo.

Helena: Ne kemi dëshirën ta bëjmë kalimin nga student direkt me Benz, me Porsche, të shkojnë në një vend pune ku të kenë luks.

Ronaldo: Më dhimbsen mësuesit, sepse është një nga profesionet bazë. Një shoqëri që të zhvillohet, arsimin duhet ta ketë pikë të fortë për një të ardhme të mirë. Të shohësh mësues që marrin 800 euro në muaj, realisht më dhimbsen.

Helena: Ka mësues që marrin më shumë, në varësi të viteve dhe formimit. Kanë pasur dhe specializime të tjerë që kanë shtuar vlerësimin ekonomik

Related Posts

SAPO U NJOFTUA! Ja kur do të nisë shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, është shprehur se pensionistët do ta marrin bonusin e këtij fundviti që nga data 1 dhjetor. Komentet Ibrahimaj i bëri…

“Darka e fundit”/ Ish-banori i BBV ndan momentin e fundit me Shpat Kasapin (Video)

Ish-banori i Big Brother Vip 4, Klajdi Musabelliu ka ndarë një video në kujtim të këngëtarit Shpat Kasapi që ndërroi jetë ditën e sotme. Musabelliu ka postuar…

Bonusi i fundivitit, Qeveria miraton shpërblimin për pensionistët! Ja sa përfitojnë

Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e sotme, ka miratuar vendimin për shpërblimin e pensionistëve dhe kategorive të tjera përfituese me rastin e festave të fundvitit 2025. Vendimi…

EMRAT/ Ndryshime të BUJSHME në qeveri, kush ikën e kush vjen

Në mbledhjen e ditës së sotme, Këshilli i Ministrave ka miratuar disa emërime dhe lirime nga detyra në rang zëvendësministrash. – Z. Oltjon Muzaka emërohet zëvendësministër i…

Moti i keq përfshin Shqipërinë, meteorologu jep lajmin e mirë: Ja kur do të largohen reshjet

Teksa vendi ynë është përfshirë nga moti i keq ditët e fundit, duket se reshjet do të vijojnë të jenë prezente edhe përgjatë ditës së nesërme. Meteorologu…

“Humbi ndjenjat gjatë koncertit”, aktori i njohur rrëfen momentet e fundit të Shpat Kasapit: Erdhi ambulanca, nuk e shpëtuan dot!

Ndarja e parakohshme nga jeta e këngëtarit Shpat Kasapi ka tronditur publikun dhe botën e artit shqiptar. Aktori Rezart Veleshnja, mik i ngushtë i artistit, ka rrëfyer…