140 km për të mbushur ujë për të pirë/ Qytetarët nga Durrësi udhëtojnë deri në Shkopet, shkak cilësia e keqe e rrjetit të ujësjellësit

Cilësia e keqe e rrjetit të ujësjellësit të Durrësit ka bërë që qytetarët e këtij qyteti të udhëtojnë deri në 140 km për të mbushur ujë për konsum familjarë.

Çdo të dielë burimi i ujit në Shkopet është plot ku qytetar të shumtë nga Durrësi, Fushë Kruja apo Kurbini dynden për të mbushur ujë për familjen.

Qytetarët durrsakë që ishin këtë të dielë pranë burimit të ujit në Shkopet thanë se uji i rrjetit nuk konsumohet pasi në të hidhet shumë klor për shkak të amortizimit të tubacioneve. Ata deklarojnë se të paktën dy herë apo një herë në muaj udhëtojnë nga Durrësi në Shkopet për të mbushur ujë në këtë burim natyral. Sipas qytetarëve propaganda e qeverisë për ujin e pijshëm që thuhet se është cilësor, nuk është e vërtetë. Uji i rrjetit sipas tyre mund të përdoret vetëm për larje dhe jo për tu pirë.

“Unë vij nga Durrësi vetëm të mbush ujë sepse uji këtu është pa klor, ndërsa atje i fusin klor për të pastruar tubat. Uji atje mund të përdoret vetëm për të larë. Gjithmonë këtu gjen të paktën 5-6 makina që mbushin ujë, dikush tjetër që ka mundësi ekonomike më të mira e blen në dyqan”, u shpreh një nga banorët.

Me të njëjtën situatë përballen edhe zona të tjera të vendit tonë ku ka rrjet ujësjellësi. Në pjesën më të madhe të tyren, uji nuk konsumohet, ndaj qytetarët gjejnë alternativa në burime natyrale. BW

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…