Lajm i mirë për emigrantët / Vjen njoftimi me i fundit

Një sinjal i mirë për emigrantët, kush ka mësuar një profesion jashtë Gjermanisë, mund të ketë gjithnjë e më shumë shanse që dipoma t’i njihet edhe në Gjermani.

Kujdestarë, mjekë, inxhinierë – punonjës të kualifikuar po kërkohen gjithnjë e më shumë në Gjermani për të plotësuar nevojat në tregun e punës në vend.Por pengesat burokratike deri tani kanë qenë të vështira për migrantët duke u bërë pengesë për vazhdimin e karrierës së tyre në Gjermani.

Një lajm i mirë në këtë kontekst vjen nga Zyra Federale e Statistikave në Visbaden. Në Gjermani po njihen gjithnjë e më shumë diplomat profesionale nga vendet e tjera.

Kuota vitin e kaluar u rrit ndjeshëm. Më 2024 janë vlerësuar pozitivisht rreth 79.100 aplikime – kësisoj rritja është me 21 përqind më shumë se në vitin 2023, vënë në dukje staticienët nga Visbadeni:

“Që nga fillimi i regjistrimit të përbashkët në nivel landi dhe federate të procedurës së rregullt të njohjes së diplomave profesionale në vitin 2016 numri është rritur vazhdimisht dhe është trefishuar.”

Kërkohen urgjentisht punonjës të kualifikuar

Për ekonominë dhe shtetin social ky është një zhvillim i mirë. Sepse sipas ekonomistëve Gjermania ka nevojë për punonjës të huaj, pasi në 15 vitet e ardhshme gati një e treta e të punësuarve do të dalin në pension. “Numri i punonjësit nga brezi më i ri nuk do të mund të plotësojnë boshllëkun që do të krijojë dalja në pension e brezit të të lindurve në vitet 1960”, theksojnë staticienët.

“Kjo në perspektivë afatgjatë vë nën presion sistemet e sigurimit social, sepse shumë njerëz do të duhet të paguhen nga një numër më i vogël njerëzish të punësuar që pagujanë kontributet dhe tatimet”, i tha agjencisë Reuters Stefan Kooths nga Instituti për Ekonominë Botërore në Kiel. “Kjo ashpërson konfliktet e shpërndarjes.

” Pa reforma rrënjësore do të rriten kuotzacionet e të punësuarve për sigurimet sociale, gjë që e bën vendin jo tërheqës për investime dhe për punonjësit e kualifikuar.

Related Posts

“Reshje intensive shiu dhe dëbore…”/ Situata më problematike në jug, si parashikohet moti për orët në vijim

Reshje të dendura shiu. Kjo duket se do të jetë situata metereologjike gjatë orëve në vijim e deri pas mesnate, në një kohë kur prej ditësh problemet…

Kush është 42-vjeçari shqiptar që bëri ‘kërdinë’ në Evropë/ Hapi kasafortën me stetoskop, grabiti 1.2 mln euro bizhuteri

Policia e Spanjës arrestoi një shqiptar të dyshuar për vjedhjen e një argjendarie në një qendër tregtare në Madrid. Ai mori bizhuteri me vlerë 1.2 milionë euro….

”Mundësi të reja dhe …”/ HOROSKOPI I DITËS së nesërme, e enjte 27 Nëntor 2025

DASHI Sot është një ditë dinamike: ndjeni sikur disa situata më në fund po lëvizin në drejtimin e duhur. Ka më shumë qartësi në punë dhe mund…

Humb jetën Shpat Kasapi! Reagon ish-partnerja Afërdita Dreshaj

Ish-partnerja e hershme e këngëtarit, Afërdita Dreshaj, ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen e parakohshme nga jeta të artistit. Ajo ka reaguar me një mesazh prekës…

Aksident i rëndë në vend, raportohet për disa të pl agosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Levan-Tepelenë. Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Nga përplasja dyshohet se ka disa persona…

E dhimbshme, momentet e fundit të Shpat Kasapit me djalin e tij në krahë

Artisti i njohur shqiptar, Shpat Kasapi, ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare pas një sulmi në zemër. Lajmin tronditës e kanë bërë të ditur familjarët, ndër ta…