Ditë e parë shkolle me lot në sy: Vajzat nisin mësimin pa babain që u nda nga jeta pas një aks*denti tr’agjik

Edhe pse ëndrra më e madhe e Kreshnik Tomanit, 35-vjeçarit që humbi jetën pas një aksidenti rrugor më 24 gusht, ishte që vajzat e tij të shkolloheshin dhe Nikita të bëhej këngëtare, kjo ditë e parë e shkollës nisi ndryshe — me heshtje, mall dhe mungesë.

Nikita dhe Fjonisa, dy vajzat e tij, sot u kthyen në shkollë pa babain e tyre, të cilin e kishin gjithmonë pranë në këto ditë të rëndësishme. Të kapura përdore nga nëna e tyre, Kristina, e cila mbante gjithashtu në krah foshnjën 9-muajshe, ato iu drejtuan shkollës së mesme artistike “Jakov Xoxa” në Fier, me hapat e rënduar nga dhimbja.

Një ditë e veçantë për shumë nxënës, por e mbështjellë me ngjyrë gri për familjen Tomani. Sytë e nënës përpiqeshin të fshihnin lotët, ndërsa zemra i dridhej për çdo hap që bënin vajzat pa praninë e babait të tyre të dashur, që u shua shumë shpejt dhe padrejtësisht.

Kreshniku, i njohur nga publiku si babai i Nikitës, kishte fituar zemrat e shqiptarëve përmes paraqitjeve të përbashkëta me të bijën në media, duke treguar se do të bënte gjithçka për të mbështetur ëndrrën e saj për t’u bërë këngëtare.

Rikthimi në shkollë në Fier, me më pak nxënës se vitin e kaluar

Sakaq, rreth 13 mijë nxënës janë kthyer në shkollë këtë shtator në të gjithë territorin e qarkut të Fierit, ndërsa rreth 900 fëmijë u ulën për herë të parë në bankat shkollore.

Statistikat megjithatë tregojnë një ulje të numrit të nxënësve në disa zona:

Në Patos, janë 110 nxënës më pak se një vit më parë Në Roskovec, 50 nxënës më pak Në Mallakastër, vetëm 64 fëmijë kanë nisur klasën e parë, nga 93 vitin e kaluar

Një tjetër lajm i rëndësishëm është edhe shndërrimi i shkollës 9-vjeçare “Jorgo Sopiku” në Luar në shkollë vartëse, për shkak të numrit të ulët të nxënësve.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…