Një familje shqiptare që jeton në Belgjikë i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të raportuar një rast të pazakontë që ka u shkaktuar shqetësim. Ata shprehen se kanë gjetur një send të mbështjellë poshtë tubit të ventilimit në banesën e tyre.
Në videon e dërguar nga familja shihet momenti kur ata gjejnë sendin e mbështjellë dhe më pas kur e hapin. Brenda tij, është gjetur një letër e bardhë me shkrime të pakuptimta në formë shgarravinash si dhe një qindarkë shqiptare.
Familjarët shprehen se e kanë zbuluar sendin disa ditë pas një dasme që kishin organizuar, ku në banesë kanë hyrë e dalë shumë persona, ashtu siç ndodh zakonisht në raste të tilla. Për këtë arsye, ata thonë se nuk mund të kenë një dyshim të saktë se kush mund ta ketë vendosur atë.
Të shqetësuar, ata dyshojnë se bëhet fjalë për një rast të magjisë së zezë dhe kërkojnë ndihmën e qytetarëve për të kuptuar më shumë se çfarë mund të përfaqësojë ky send.
Mesazhi i plotë:
Mirëmbrëma JOQ, shpresoj të jeni mirë. Po ju dërgoj këtë mesazh dhe do ju lutesha ta bëni publike këtë video që do ju dërgojmë. Pa pritur kemi gjetur këtë magjinë lart në kuzhinë. Ne jetojmë në Belgjikë dhe monedha duket që është e ardhur nga Shqipëria. Do ju luteshim të kërkojmë ndihmë çfarë lloj magjie është dhe ishalla kjo video shkon në sytë e personit që e ka bërë, që Zoti ja ktheftë në familjen e tyre. Ju lutem ta bëni publike pamjet për të kuptuar njerëzit që edhe në vitin 2025 ekzistojnë akoma njerëz të tillë që dinë të bëjnë keq. Ky është momenti i gjetjes së magjisë dhe më pas kur e hapëm për të parë çfarë kishin futur brenda. Kemi shumë dyshime, por është e pamundur të kemi një dyshim specifik sepse kemi pasur një dasmë dhe ka pasur shumë të ftuar. Nuk e kemi idenë kujt t’ia vëmë syrin.”
Sqarim: Për rastet e lidhura me të ashtuquajturat “magji të zeza” apo besime të ngjashme, ne qëndrojmë të paanshëm dhe nuk mund të konfirmojmë ekzistencën ose ndikimin e tyre. Publikimi i materialeve të tilla bëhet ekskluzivisht për qëllime informuese dhe për të përcjellë shqetësimet e qytetarëve tek opinioni publik.