Shqipëria, aty ku të vr*sin edhe kur je fajtor, edhe kur je i pafajshëm

Sot në Shqipëri nisi zyrtarisht viti i ri shkollor. Fëmijët u ulën në banka, mësuesit u kthyen në klasë, dhe politikanët u shfaqën me buzëqeshje në ceremoni hapjeje. Në të njëjtën ditë, që në mëngjes, Shkodra u trondit nga një tjetër lajm i zi: dy persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën në një bar-kafe. Mes tyre edhe një vajzë 25-vjeçare, një kamariere që nuk kishte asnjë lidhje me botën e krimit, përveç faktit tragjik se po ndodhej aty për të bërë punën e saj të ndershme.

Ky është paradoksi shqiptar: nëse je pjesë e krimit, rrezikon të të vrasin. Por edhe nëse je i pafajshëm dhe sheh punën tënde, plumbat mund të të gjejnë pa e ditur pse. Vajza e plagosur ndoshta punonte për të financuar studimet ose për të ndihmuar familjen, ndërsa një tjetër “burrë i fortë” shënjestrohej nga bandat rivale. Dhe mes këtyre dy botëve, fati i një njeriu të zakonshëm bëhet thjesht kolateral.

Nëse do ta lidhim me fillimin e vitit të ri shkollor, pyetja është e hidhur: çfarë do t’u mësojmë fëmijëve tanë në shkollë? Që në Shqipëri të vrasin nëse merresh me punë të pista, por të vrasin edhe nëse rri urtë dhe sheh punën tënde? Që jeta e një njeriu nuk varet nga sa i drejtë është, por nga sa fat ka që të mos gjendet në vendin e gabuar, në momentin e gabuar?

Mësimi i parë i këtij viti shkollor nuk u dha në klasa, por në rrugët e Shkodrës: në këtë vend, drejtësia nuk funksionon dhe jeta është një lotari e hidhur ku të pafajshmit paguajnë po aq shtrenjtë sa fajtorët.

Related Posts

“Reshje intensive shiu dhe dëbore…”/ Situata më problematike në jug, si parashikohet moti për orët në vijim

Reshje të dendura shiu. Kjo duket se do të jetë situata metereologjike gjatë orëve në vijim e deri pas mesnate, në një kohë kur prej ditësh problemet…

Kush është 42-vjeçari shqiptar që bëri ‘kërdinë’ në Evropë/ Hapi kasafortën me stetoskop, grabiti 1.2 mln euro bizhuteri

Policia e Spanjës arrestoi një shqiptar të dyshuar për vjedhjen e një argjendarie në një qendër tregtare në Madrid. Ai mori bizhuteri me vlerë 1.2 milionë euro….

”Mundësi të reja dhe …”/ HOROSKOPI I DITËS së nesërme, e enjte 27 Nëntor 2025

DASHI Sot është një ditë dinamike: ndjeni sikur disa situata më në fund po lëvizin në drejtimin e duhur. Ka më shumë qartësi në punë dhe mund…

Humb jetën Shpat Kasapi! Reagon ish-partnerja Afërdita Dreshaj

Ish-partnerja e hershme e këngëtarit, Afërdita Dreshaj, ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen e parakohshme nga jeta të artistit. Ajo ka reaguar me një mesazh prekës…

Aksident i rëndë në vend, raportohet për disa të pl agosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Levan-Tepelenë. Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Nga përplasja dyshohet se ka disa persona…

E dhimbshme, momentet e fundit të Shpat Kasapit me djalin e tij në krahë

Artisti i njohur shqiptar, Shpat Kasapi, ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare pas një sulmi në zemër. Lajmin tronditës e kanë bërë të ditur familjarët, ndër ta…