Më shumë detaje mbi ngjarjen që tronditi Shkodrën paraditen e djeshme ku 2 persona u vranë me armë zjarri në një atentat ku shënjestër ishte Erogen Vaso, ka dhënë kamerierja që mbeti e plagosur.
Sipas dëshmisë së saj të dhënë në polici, autori mund të mos ketë qenë i vetëm, por i shoqëruar nga një person tjetër.
Kamerierja e cila punon në lokalin ku ndodhi ngjarja thotë se ka parë dy vetë mbi motor.
Shënjestër e atentatit ishte 43-vjeçari Erogen Brajoviç, allias Vaso, i cili është anëtar i fisit të Bajrit, vëllai i Denis Brajoviç (Bajri). Nga atentati mbeti e plagosur edhe kamerierja 25-vjeçare Meri Kaceri. Ndërkohë, i vdekur mbeti Armando Pali, dhe Liridon Kraja (Lushi) 31-vjeç, truproja e Erogen Brajoviç. Autori 29-vjeçar, Ragip Gila u vu në pranga.