Vjen paral*jmerimi i madh! Shira të dendur dhe vërshime priten në keto vende

Cikloni më i ri sekondar i krijuar në veri të Italisë ka filluar të kushtëzojë reshje shiu të cilat në orët në vazhdim do të fuqizohen dhe intensifikohen.

Përpos Italisë kur priten reshje të dendura shiu dhe lokalisht shtrëngata të fuqishme shiu me bubullima të mëdha, shiu do të fillojë në Slloveni duke u fuqizuar orëve të ardhshme.

Shumë shpejt edhe pjesë të Kroacisë do të përfshihen nga reshje shiu e stuhi lokale të fuqishme me vetëtima dhe bubullimë. Shtrëngata të forta priten sidomos në viset bregdetare të Kroacisë dhe zonat përreth.

Pas Kroacisë rrebeshe të fuqishme pritet të përfshijnë edhe Hercegovinën dhe Malin e Zi sot pasdite dhe gjatë natës.

Në mbrëmje vonë shirat mund të arrijnë edhe veriperëndimin e Shqipërisë dhe veriun si dhe pjesë të Kosovës ku priten reshje apo rrebeshe kalimtare shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë. Shirat sonte në Kosovë nuk do të duhet të zgjasin shumë sipas parashikimeve, por të Enjten priten një valë e reshje dhe rrebeshesh shiu në shumë pjesë të Kosovës, ndërsa në Shqipëri atmosfera e cilat do të destabilizohet sonte gjatë natës do të vazhdojë të Enjten të krijohen stuhi të fuqishme lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë ku vende-vende do të ketë rrebeshe shumë intensive shiu.

Destabilizim të atmosferës pritet të ketë edhe në Maqedoninë Veriore të Enjten me stuhi të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë, ndërsa stuhi të izoluara mund të krijohen edhe në veri të Greqisë. Impakti në Greqi do të jetë shumë i vogël, sepse stuhitë e fuqishme do të vazhdojnë të rrugëtojnë drejt Bullgarisë dhe Rumanisë.

Pra, një ciklon me frontin e ftohtë do të krijojë kushte për reshje dhe rrebeshe intensive duke filluar nga sot (e Mërkurë) në Slloveni, Kroaci, pjesë të Bosnjë dhe Hercegovinës dhe në Mal të Zi e veriperëndim të Shqipërisë.

E Enjtja pritet të sjellë valë reshjesh dhe rrebeshesh në shumë pjesë të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, vende-vende priten rrebesh mjaft intensive, por edhe kësaj radhe reshje nuk do të jenë të balancuara, prandaj në shumë zona priten rrebeshe mjaft intensive, e në zona tjera më të pakta dhe do të ketë edhe zona ku reshjet mund të jenë krejtësisht simbolike.

Temperaturat do të shënojnë ulje, por menjëherë të Premten pritet mot më i qetë dhe i nxehtë, por me mundësi për reshje të pakta në disa rajone./MeteoBallkan

Related Posts

“Reshje intensive shiu dhe dëbore…”/ Situata më problematike në jug, si parashikohet moti për orët në vijim

Reshje të dendura shiu. Kjo duket se do të jetë situata metereologjike gjatë orëve në vijim e deri pas mesnate, në një kohë kur prej ditësh problemet…

Kush është 42-vjeçari shqiptar që bëri ‘kërdinë’ në Evropë/ Hapi kasafortën me stetoskop, grabiti 1.2 mln euro bizhuteri

Policia e Spanjës arrestoi një shqiptar të dyshuar për vjedhjen e një argjendarie në një qendër tregtare në Madrid. Ai mori bizhuteri me vlerë 1.2 milionë euro….

”Mundësi të reja dhe …”/ HOROSKOPI I DITËS së nesërme, e enjte 27 Nëntor 2025

DASHI Sot është një ditë dinamike: ndjeni sikur disa situata më në fund po lëvizin në drejtimin e duhur. Ka më shumë qartësi në punë dhe mund…

Humb jetën Shpat Kasapi! Reagon ish-partnerja Afërdita Dreshaj

Ish-partnerja e hershme e këngëtarit, Afërdita Dreshaj, ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen e parakohshme nga jeta të artistit. Ajo ka reaguar me një mesazh prekës…

Aksident i rëndë në vend, raportohet për disa të pl agosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Levan-Tepelenë. Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Nga përplasja dyshohet se ka disa persona…

E dhimbshme, momentet e fundit të Shpat Kasapit me djalin e tij në krahë

Artisti i njohur shqiptar, Shpat Kasapi, ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare pas një sulmi në zemër. Lajmin tronditës e kanë bërë të ditur familjarët, ndër ta…