“SHBA i shpalli sot luftë Edi Ramës”, gazetari i njohur paralajmëron: Do goditen persona të pushtetshëm që janë…

Ai shtoi se mesazhet e SHBA janë të qarta dhe kronologjike, duke adresuar drejtpërdrejt qeverinë shqiptare dhe lidhjet e saj korruptive me trafikun e drogës. “Lidhjet korruptive për të favorizuar trafikun e drogës janë të lidhura direkt me pushtetin e sotëm dhe zyrtarët e lartë të qeverisë”, tha Saraçi, duke nënvizuar gjithashtu implikimin e shtetit në pastrimin e parave dhe favorizimin e grupeve kriminale.

Duke komentuar fjalën e të ngarkuares së SHBA me punë në Shqipëri, gazetari Romis Saraçi, thotë në një emision televiziv, se deklarata e saj përbën një mesazh të drejtpërdrejtë kundër kryeministrit Edi Rama. Saraçi tha se SHBA sot i ka shpallur luftë Ramës, jo vetëm kartelëve të drogës. Lufta e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër trafikut të drogës ka qenë permanente, por, siç theksoi Saraçi, “në nivelet aktuale, është një aksion kombëtar që godet qeverinë shqiptare dhe eksponentë të lartë të saj, të cilët deri tani janë amnistuar për përfshirjen e tyre në aktivitete kriminale”.

Mesazhi i SHBA, sipas tij, ishte i drejtpërdrejtë: “Kur flitet për grupet shqiptare kriminale, ky është një paralajmërim i qartë për Ramën dhe ekzekutivin e tij”.

Një nga pikat kyçe të shqetësimit të SHBA është SPAK. Saraçi theksoi se SHBA kërkojnë garanci totale për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK dhe që procesi të mos ndikojë nga interesat e brendshme të qeverisë. Ai gjithashtu denoncoi rastin e Olsi Ramës si shembull flagrant të mungesës së hetimit të kryeministrit dhe njerëzve të afërt me të.

Saraçi paralajmëroi se në ditët në vazhdim pritet një valë zhvillimesh të rëndësishme në drejtësi, me goditje të forta ndaj organizatave kriminale që lidhen me pushtetin dhe personave të fuqishëm në qeveri.

Saraçi:

SHBA sot i ka shpallur luftë Edi Ramës, jo kartelëve të drogës.

Lufta e Shteteve të Bashkuara të Amerikës karshi kartelëve të drogës ka qene permanente, jo në këto nivele, se sot është një aksion kombëtar i tyre, por aktivitete të tilla për luftë kundra drogës ka pasur.
Ajo çka nuk është, është goditur ka qenë përfshirja e shtetit shqiptar, e qeverisë shqiptare, e eksponentëve të lartë në gofitje dhe gjithmonë janë amnistuar.

E them që i shpalli luftë Edi Ramës sepse edhe mesazhet, po ti lexosh, janë në mënyrë kronologjike, janë të renditura, që adresojnë drejtë për drejtë të qeveria shqiptare.

Për çfarë u fol, u fol për lidhjet korruptive, lidhjet korruptive për të favorizuar trafikun e drogës janë me pushtetin e sotëm, me zyrtarë të lartë, me qeveritarë.

Flitet dy, për pastrimin e parave, pastrimi i parave lidhet po prapë me favorët që u bën shteti shqiptar për të pastruar paratë.

Mesazhi ishte drejtëpërdrejtë, nëqoftëse e dërguara me punë e SHBA, flet për grupet shqiptare kriminale në fjalën e saj, se kur adresohet, kur flet që ne nuk bashkëpunojmë me qeveri, është e drejtëpërdrejtë, drejtuar qeverisë shqiptare, por duhet të kuptojmë edhe statusin e një diplomateje, se në momentin që do t’i shpallë luftë të drejtëpërdrejtë qeverisë shqiptare, atëherë ka marrë fund marrëdhënia dypalëshe.

Pika e radhës ishte fokusi i vendosur tek SPAK i cili është institucioni sot i drejtëpërdrejtë që ka kontaktet e drejtëpërdrejta me SHBA me DEA-n, për luftën kundër drogës.

Çfarë kërkuan? Kërkuan garanci totale në procesin e zgjedhjes së kreut të ri të SPAK. Nga njëra anë kemi Dumanin që kohët e fundit artikulon zgjatjen e afatit dhe sot kemi mesazhin e drejtëpërdrejtë të SHBA që Altin Dumanit i ka përfunduar afati dhe në zgjedhjen e kreut të ri të SPAK duhet të garantohet transparenca dhe të mos jetë i ndikueshëm nga jashtë.

Të gjitha mesazhet kanë qene të adresuara drejtëpërdrejtë për shtetin shqiptar, pra qeverinë shqiptare.
Që SPAK ka lidhur dhe është mbështetur gjatë gjithë kohës nga SHBA nuk ka pikë dyshimi sepse është investuar nga taksapaguesit amerikanë, por gjatë rrugës ka pasur devijacione, nuk është ndjekur linja fillestare e SHBA.

Ne kemi një rast flagrant nga ana e SPAK, kemi rastin e Olsi Ramës, çfarë bëri SPAK me hetimet për Olsi Ramën? Flasim për villain e kryeministrit, a u hetuan ndonjëherë këto deri në fund?
Plus si gazetar dua të them që në ditët në vazhdim ne kemi për të pasur zhvillime shumë të rëndësishme në drejtësi, dhe temat që po flasim.
Për goditjet e organizatave të forta kriminale të lidhura me pushtetin, edhe persona të pushtetshëm që janë në qeveri, ka për të pasur goditje të forta.

Related Posts

Tr*gjedi në Durrës/ 16-vjeçari mb’ytet duke u larë në det (Emri)

Një ngjarje tr*gjike është shënuar pasditen e sotme në qytetin e Durrësit. Rreth orës 18:00, në lagjen nr. 13, një 16-vjeçar ka humbur j*tën aks*dentalisht teksa lahej…

SPAK do të shkaktojë “tërmet”, Spartak Ngjela nxjerr detajet e bujshme, ja si pushtetarët e korruptuar do…

Prokuroria e Posaçme (SPAK) pritet të tronditë politikën shqiptare me dosje të forta ndaj pushtetarëve të korruptuar. Paralajmërimin e ka bërë avokati i njohur, Spartak Ngjela përmes…

Ajola bleu 860 mln lekë rroba në internet! SPAK: Bashkë me Erionin mbushën bankat me paratë e korrupsionit! OJF-të e lidhura me ta i ndihmuan t’i fshihnin

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka siguruar prova të mjaftueshme për të konkluduar se shtetësja Ajola Xoxa, vetë ose nëpërmjet personave të tjerë…

Një person me aftësi të k’ufizuara, i dyshuar si pjesë e rrjetit kriminaI të dr*gës! Momenti kur futet në gjykatë me karrocë me rrota! “Kamuflohej” me gjendjen fizike për… (Video)

Në një nga operacionet më të mëdha antidrogë në qarkun e Elbasanit, një emër i pazakontë ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe autoriteteve. Shyqyri Bica, një person…

Ky shtet merr vendimin/ Ndalohet shamia në shkollë për vajzat nën 14 vjeç

Vajzat nën moshën 14 vjeç së shpejti mund të ndalohen me ligj nga mbajtja e shamisë në shkollat ​​austriake. Qeveria e koalicionit e Austrisë, e përbërë nga…

Tragjedia përsëritet/ Tramvaji përplaset me autobusin, raportohen rreth 30 të plagosur në Greqi (Video)

Të paktën 30 persona janë plagosur pas një aksidenti të ndodhur në Pire në Greqi. Një tramvaj është përplasur me një autobus. Sipas raportimeve aksidenti ndodhi në…