SPAK do të shkaktojë “tërmet”, Spartak Ngjela nxjerr detajet e bujshme, ja si pushtetarët e korruptuar do…

Prokuroria e Posaçme (SPAK) pritet të tronditë politikën shqiptare me dosje të forta ndaj pushtetarëve të korruptuar.

Paralajmërimin e ka bërë avokati i njohur, Spartak Ngjela përmes një reagimi në rrjetet sociale, teksa shpreh bindjen se klasa e vjetër politike ka shkatërruar vendin që nga vitet ’90, duke shërbyer interesat e Beogradit.

Sipas tij, mijëra fabrika e uzina u shkatërruan me financime nga jashtë, ndërsa pasuritë publike u kthyen në burim korrupsioni.

Ngjela tha se sot, shumë prej atyre politikanëve po tentojnë të blejnë prokurorë e gjyqtarë të SPAK-ut me paratë e vjedhura. Por, sipas tij, drejtësia është e vendosur të çojë deri në fund këtë betejë historike. Ai shtoi se SPAK gëzon mbështetje të fortë ndërkombëtare, përfshirë këshilltarë amerikanë që ndjekin nga afër procesin.

Ngjela ironizoi përpjekjet e të korruptuarve që shfaqen në media duke sulmuar SPAK-un, ndërkohë që paratë ua marrin sekserët e tyre. Avokati theksoi se Shqipëria është në prag të një ndryshimi të madh historik. Lufta kundër korrupsionit, sipas tij, do të sjellë ngritjen e moralit shoqëror dhe standarde evropiane për qytetarët. “Eliminimi i tyre do të hapë epokën e re të Shqipërisë”, përfundoi Ngjela.

Reagimi i plotë i avokat Spartak Ngjelës

“Shqipëria po përmirësohet; por ajo ende në lëngim është. Shqipërinë e shkatërruan banditët e Beogradit me politikanët që drejtuan Shqipërinë në vitet 90. Këta banditë të pështirë i shkatërruan Shqipërisë 500 uzina dhe fabrika me paratë e Beogradit. Por akoma dhe sot këta po dalin si hajdutë; pikërisht këta që janë të korruptuarit e Serbisë, po na bëjnë një moral prej hajduti dhe vrasësi bashkë, në të gjitha televizionet e Shqipërisë. Po nuk kanë se ku të shkojmë, sepse tani shumica e të korruptuarve të lartë jane të akuzuar për korrupsion në SPAK. Dhe procesi do të vijojë derisa të jenë shfarosur në Shqipëri këta banditë që donin të shfarosnin Shqipërinë. Por Shqipërisë i morën të keqen. Dhe tani vijnë vërdallë.

Por SPAK do ta çojë luftën kundër tyre deri në fund – dhe kjo është e sigurt. Prandaj të korruptuarit e blerë nga Beogradi, Moska dhe Athina për të shkatërruar Shqipërinë, tani nuk kanë më asnjë shpresë, se janë të mundur nga drejtësia SPAK, që është ngritur kundër tyre. Por ditë për ditë të korruptuarit e lartë po bëhen qesharakë; dhe më të degraduarit janë ata që dalin nëpër televizione dhe me paratë e korrupsionit paguajnë të shiturit që flasin kundër SPAK – ut. Dhe për SPAK-un këta po na thonë qe e drejton Rama; kurse ekspertët dhe këshilltarët amerikanë që janë të angazhuar në SPAK, qeshin me mendjengushtësinë e liderëve të inkriminuar të korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri.

Dhe këta të korruptuar dhe hajdutë njëherësh nuk po kuptojnë dot asgjë. Prandaj po vijnë vërdallë me paratë nëpër duart e sekserëve të tyre që duan të blejnë prokurorët dhe gjyqtarët e SPAK -ut. Por ndërkohë, këta të korruptuarit e lartë janë futur në një hall dyfish: sepse, në një krah po punon SPAK kundër tyre; kurse në krahun tjetër janë sekserët që po u vjelin paratë e vjedhura për të blerë SPAK -un; para këto që në fakt ua kanë vjedhur shqiptarëve dhe shtetit shqiptar të Shqipërisë me anë të korrupsionit të lartë shtetëror.

Por na duhet ta theksojmë se eliminimi i plotë i tyre sigurisht që do të sjellë historinë e re të Shqipërisë. Dhe koha sigurisht që do ta përmbushë këtë detyre që ajo ka për prosperitetin e shoqërisë shqiptare: për drejtësinë, për ngritjen e moralit shoqëror në Shqipëri dhe për pasurimin e shqiptarëve brenda standardit të Bashkimit Evropian”, shkruan avokat Spartak Ngjela në rrjetet sociale./Rigels Seliman

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…