E bujshme! Tre mesazhe tr*nditese për Edi Ramën nga SHBA

Nga Ilir Dako

Nuk ka më dyshime. Ajo që ndodhi në Tiranë, Antwerp dhe në brigjet e USS Mount Whitney nuk është një sekuencë e rastësishme. Është një skenë e ndërtuar me mjeshtëri, ku diplomacia amerikane ka zgjedhur të flasë jo me fjalë, por me simbole, anulime, ftesa të riprogramuara dhe heshtje të orkestruar. Në qendër të kësaj skene nuk është më Edi Rama si partner, por si figurë e zëvendësuar, e dyshuar dhe e izoluar. Vizita e anijes USS Mount Whitney ka treguar qartazi raportet e ngrira të kryeministrit shqiptar me administratën Trump. Aktiviteti i caktuar të shtunën e kaluar ku i ftuari i nderit ishte Presidenti Begaj u anulua për tu zhvilluar tre ditë më pas. Në anijen USS Mount Whitney amerikanët ftuan sërish Presidentin Begaj, duke rikonfirmuar dimrin e acartë të izolimit që do të ketë përpara Edi Rama në raport me patronazhistin tonë historik SHBA. Mesazhi ishte simetrik me rastin Meta në 2021, të cilin amerikanët nuk denjuan ta hypin në anijen amerikane, duke i treguar qartazi se me personazhe që dalin kundër linjës së SHBA nuk ka marrëdhënie. Fati i Ilir Metës në 2021 dihet.

Mesazhi i të martës është një nga goditjet më të rënda që mund të marrë një kryeministër në detyrë, kur rolin e tij në raportet me SHBA e merr Presidenti Begaj me mbështetjen e presidentit Trump pas letrës plot mesazhe drejtuar kreut të shtetit shqiptar. Dita e djeshme ishte një ditë e komprimuar me mesazhe amerikane për politikën shqiptare në përgjithësi dhe për Edi Ramën në veçanti. Shteti amerikan lëshoi në drejtim të Kryeministrit shqiptar tre mesazhe të qarta dhe të prera. Mesazhi i parë i lëshuar është luftë kundër trafikut të drogës dhe zero tolerancë për trafikantët dhe suportuesit e tyre. Në të njëjtën ditë dy persona lëvizin në skaje të ndryshme, përfaqësuesja amerikane në Shqipëri, e cila deklaroi qartazi luftën e pakompromis kundër trafikantëve dhe krimit të organizuar sipas Urdhrit Ekzekutiv 14157, që krijon mekanizëm të posaçëm për ta etiketuar kartelet si organizata kriminale. Ky urdhër është kërcënim i drejtpërdrejte për kryeministrin shqiptar, i cilin është i lidhur kokë e këmbë me shumë bande nëpërmjet financimeve me tenderë, leje ndërtimi dhe tituj strategjikë.

Personazhi i dytë që është vënë në lëvizje është Sekretarja e Sigurisë së shteteve të Bashkuara Kristi Noem, e cila zbarkoi në Antwerp më 10 shtator 2025, u interpretua nga analistët si një kthesë e rëndësishme në strategjinë transatlantike përballë krimit të organizuar dhe trafikut ndërkombëtar të drogës. Prej vitesh, raportet e Europol dhe të agjencive ligjzbatuese amerikane kanë evidentuar faktin se grupe kriminale shqiptare janë bërë pjesë e pandashme e trafikut të kokainës që hyn nëpërmjet Antëerp-it dhe Roterdamit. Në shumë raste, bandat shqiptare kanë arritur të sigurojnë pozita kyçe në logjistikën e shpërndarjes, duke marrë famën e “partnerëve të besuar” të karteleve latinoamerikanë.

Kjo është arsyeja pse vizita e Noem në Antwerp nuk shihet vetëm si një zhvillim belg, por si një mesazh i qartë për Ballkanin, ku Shqipëria mbetet një hallkë e rëndësishme e kësaj zinxhiri kriminal. Në gjithë aktivitetin e sotëm ka një linjë të fortë deklaratash dhe takimesh të figurave të rëndësishme amerikane në zbërthimin e linjave të drogës që kanë burim dhe Shqipërinë e drejtuar nga Edi Rama me banditët e tij. Ndërkohë që goditja e tretë për Edi Ramën dhe njëkohësisht për Sali Berishën është deklarata e rizgjedhjes së kreut të SPAK. E Ngarkuara me Punë e SHBA-së, Nancy VanHorn, e cila pasi vlerësoi rolin e rëndësishëm të Altin Dumanit në betejën kundër trafikut të drogës lajmëroi se kreu i SPAK e ka mbyllur misionin e tij dhe kërkoi që përzgjedhja e pasardhësit të tij të jetë transparente dhe e paanshme.

Nëpërmjet kësaj deklarate, e Ngarkuara me Punë e SHBA-së, Nancy VanHorn, bëri të qartë se nuk do i hyjnë rrugës së pazareve me kupolën Rama-Berisha, por do asistojnë për të gjetur një Duman, tjetër të cilin do e zgjedhin nën asistencën dhe syrin vëzhgues të strukturave amerikane që kanë nën patronazh drejtësinë shqiptare. Tre mesazhe në një ditë që paralajmërojnë fatin e keq politik të një njeriu që ka humbur mbështetjen në SHBA, e cila i dha tre mandate falë mbështetjes së Soros në kupolën Biden. Ftesa për Begajn ishte mesazh i qartë se SHBA nuk shohin më partneritet me Edi Ramën dhe qeverisjen e tij sorosiane, e cila është qeverisje e vënë një dispozicion të familjes Soros dhe jo në shërbim të kombit shqiptar. Pas shpalljes së luftës nga ana e Trump kundër bandës së psikopatëve të Soros, ku Edi Rama është një nga gjeneralët e kësaj bande, mesazhi me anijen ishte një goditje e fortë për kryeministrin dhe qeverisjen e tij.

Related Posts

“Reshje intensive shiu dhe dëbore…”/ Situata më problematike në jug, si parashikohet moti për orët në vijim

Reshje të dendura shiu. Kjo duket se do të jetë situata metereologjike gjatë orëve në vijim e deri pas mesnate, në një kohë kur prej ditësh problemet…

Kush është 42-vjeçari shqiptar që bëri ‘kërdinë’ në Evropë/ Hapi kasafortën me stetoskop, grabiti 1.2 mln euro bizhuteri

Policia e Spanjës arrestoi një shqiptar të dyshuar për vjedhjen e një argjendarie në një qendër tregtare në Madrid. Ai mori bizhuteri me vlerë 1.2 milionë euro….

”Mundësi të reja dhe …”/ HOROSKOPI I DITËS së nesërme, e enjte 27 Nëntor 2025

DASHI Sot është një ditë dinamike: ndjeni sikur disa situata më në fund po lëvizin në drejtimin e duhur. Ka më shumë qartësi në punë dhe mund…

Humb jetën Shpat Kasapi! Reagon ish-partnerja Afërdita Dreshaj

Ish-partnerja e hershme e këngëtarit, Afërdita Dreshaj, ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen e parakohshme nga jeta të artistit. Ajo ka reaguar me një mesazh prekës…

Aksident i rëndë në vend, raportohet për disa të pl agosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Levan-Tepelenë. Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Nga përplasja dyshohet se ka disa persona…

E dhimbshme, momentet e fundit të Shpat Kasapit me djalin e tij në krahë

Artisti i njohur shqiptar, Shpat Kasapi, ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare pas një sulmi në zemër. Lajmin tronditës e kanë bërë të ditur familjarët, ndër ta…