Shteti në kaos, gaz IotsjeIIës dhe arr*stime të shumta, 80 mijë xhandarë përbaIIen me revoItat e popullit, epoka e…

Protestuesit nga lëvizja e sapoformuar “Blloko Gjithçka” në Francë mbajtën dje demonstrata në autostrada dhe ndërprenë trafikun. Demonstratat u zhvilluan në një kohë trazirash politike: dy ditë pasi parlamenti rrëzoi kryeministrin Francois Bayrou në një votë besimi mbi planet e tij për të zbutur borxhin në rritje të vendit. Të martën, Presidenti Emmanuel Macron emëroi kryeministrin e tij të pestë në më pak se dy vjet, duke zgjedhur një aleat të ngushtë, Sebastien Lecornu, gjë që zemëroi politikanët e krahut të majtë. Në Paris, zjarrfikësit hoqën objekte të djegura nga një barrikadë e ngritur nga studentët për të bllokuar trafikun pranë një shkolle të mesme.

Policia e Parisit tha se kanë arrestuar mbi 200 persona. Në qytetin perëndimor të Nantes, protestuesit bllokuan një autostradë duke djegur goma dhe kontenierë mbeturinash. Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë njerëzit. Në Montpellier, në jugperëndim, policia u përlesh me protestuesit që kishin ngritur një barrikadë për të bllokuar trafikun në një rrethrrotullim. Një protestues mbante një banderolë ku shkruhej: “Macron jep dorëheqjen”. Ministri i Brendshëm Bruno Retaill u tha gazetarëve të mërkurën në mëngjes se rreth 50 persona të maskuar ishin përpjekur të fillonin një bllokadë në Bordeaux, ndërsa në Tuluzë, një zjarr në kabllo që u vu shpejt nën kontroll arriti të ndërpresë trafikun midis Tuluzës dhe Aix në Francën jugperëndimore.

Reagimet

Autoritetet janë në gatishmëri të lartë dhe mobilizuan rreth 80.000 forca sigurie . Ministri i Brendshëm Retailleau deklaroi se protestuesit nuk përbëjnë një lëvizje qytetare. Në vend të kësaj, protestat janë përvetësuar nga e majta ekstreme. Retailleau fajëson udhëheqësin e partisë së krahut të majtë LFI, Jean-Luc Mélenchon, për akte të mundshme dhune. “Ky radikalizim po ndodh edhe sepse ka mbështetjen e Mélenchonit. Është një lëvizje e ekstremit të majtë”, deklaroi ministri i Brendshëm. “Ne e dimë se këto janë grupe të vogla që veprojnë në një mënyrë të vendosur dhe të organizuar. Dhe se janë të gatshëm të përdorin dhunë ekstreme.” Antoine Bristielle ka hetuar shkallën e radikalizmit të lëvizjes së re të protestave. Rezultati, sipas drejtorit të Institutit të sondazheve të Fondacionit Jean Jaurès, është i qartë. “Lëvizja ‘Bloquons tout’ është e ndikuar fuqimisht nga e majta radikale.” Shtatëdhjetë përqind do të votonin për partinë e Mélanchon-it, sipas Bristielle. “Në një shkallë nga e majta në të djathtë, nga zero në dhjetë, 90% bien midis zeros dhe dyshit,” shpjegon studiuesi.

Dallimi nga “Jelekverdhët”

Dhe në këtë, “Bloquons tout” ndryshon qartë nga “jelekverdhëz”, lëvizja e protestave që ishte aktive në të gjithë Francën midis nëntorit 2018 dhe pranverës 2019 kundër reformave liberale të Presidentit Emmanuel Macron. “Jelekverdhët” ishin kryesisht njerëz në situata të pasigurta, që luftonin për të siguruar jetesën. “Bllokuesit”, nga ana tjetër, janë kryesisht të rinj me diploma të arsimit të lartë, thotë Bristielle. Ata nuk po përballen me një emergjencë ekonomike dhe mobilizohen më pak nga interesat personale sesa nga vizioni i tyre për drejtësi sociale.

Më pak ndikim politik

Meqenëse “Bloquons tout” pozicionohet në të majtën ekstreme, sociologu beson se do të ketë shumë më pak ndikim politik sesa Jelekverdhët, të cilët tërhoqën një spektër më të gjerë politik, që shtrihet në të djathtë. Sondazhet e opinionit gjithashtu e konfirmojnë këtë. Edhe pse shumë francezë kanë shprehur mirëkuptim për protestat aktuale, ata nuk do të merrnin pjesë në to. Demonstratat zhvillohen dy ditë pas rënies së qeverisë së mëparshme të qendrës së djathtë në një votë mosbesimi dhe menjëherë pas emërimit të ish-ministrit të Mbrojtjes Sébastien Lecornu si kryeministër i ri.

Related Posts

Grida më ka vizituar shpesh në burg”, Ervin Salianji flet për planet për martesë

Një frazë e vetme mjaftoi që intervista e tij në emisionin “Dekalog” të Roland Qafokut në DritareTv të bëhej kryefjalë në rrjet. Ervin Salianji, deputeti i Partisë…

Rama: Një nga ministret e qeverisë do jetë Inteligjenca Artificiale

Rama: “Diella”, anëtarja e parë jo fizikisht e pranishme, por virtualisht e krijuar nga Inteligjenca Artificiale e një qeverie, do ketë në mbështetje një strukturë të posaçme…

Gruaja i dërgon mesazh gabimisht burrit të vet/ Ai mendoi se po i shkruan dashn*rit, ajo që ndodhi do lërë pa fjalë

Kjo histori i ka ndodhur një gruaje nga Tirana, e cila dëshiron të mbetet anonime. Kur burri i saj u largua, ajo vendosi të ftojë një mike,…

Ndodh e paim*gjinueshmja, gruaja lind në oborrin e maternitetit ne Durrës

Një lindje e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në oborrin e maternitetit të Durrësit, ku një grua solli në jetë një vajzë përpara se të hynte…

𝐇𝐨𝐫𝐨𝐬𝐤𝐨𝐩𝐢, 𝐄 𝐩𝐫𝐞𝐦𝐭𝐞 – 𝟏𝟐 𝐒𝐡𝐭𝐚𝐭𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟓

Dashi Te nxitur nga Merkuri dhe Plutoni, do e përmirësoni ndjeshëm sot jetën tuaj ne çift. Do jeni me tolerante dhe me te kuptueshëm me personin qe…

Erion Veliaj emërohet ministër TikTok-u

Edhe Erion Veliaj është emëruar ditën e sotme në një post të rëndësishëm nga Rama. Pavarësisht se ly i fundit i hoqi postin e kryetarit të bashkisë…