Edhe Erion Veliaj është emëruar ditën e sotme në një post të rëndësishëm nga Rama. Pavarësisht se ly i fundit i hoqi postin e kryetarit të bashkisë Tiranë, i ka lënë pas hekurave një detyrë më të rëndësishme për të udhëhequr. Në një hap historik për modernizimin e qeverisë, Erion Veliaj është emëruar Ministër i TikTok-ut pas bërjes virale të videove në profilin e tij. Benefitet e të qenit funksional edhe pas hekurave në rrjetet sociale nuk e ka lënë të pashpërblyer Veliajn. Ky i fundit ka premtuar content akoma edhe më viral pas emërimit të qeverisë së re.