30 vjet pa të atin/ Djali çek kërkon babain shqiptar që nuk e ka takuar kurrë: U takua me nënën time në Gjermani

Roman Kun?ar, është një i ri nga Çekia që ka mbërritur pak ditë më parë në Shqipëri me një mision mjaft të veçantë.

Roman, i cili këtë muaj mbush 30-vjeç, është në kërkim të babait të tij biologjik shqiptar. Ai ka treguar se babai i tij quhet Enver Blata, rreth 55-60 vjeç dhe me mamanë e tij janë takuar në Gjermani para 30 vitesh.

Ai thotë se babai shqiptar ndoshta nuk e di fare ekzistencën e frytit të dashurisë së rinisë, por vetë ka dëshirë ta takojë dhe të njohë më tepër për origjinën dhe rrënjët e tij.

Roman kërkon ndihmën e shqiptarëve për gjetjen e babait dhe pse jo në eksplorimin e vendit dhe kulturës shqiptare.

Kushdo që ka informacion mund ta kontaktojë në rrjetet sociale, Facebook/ Instagram, Roman Kun?ar, ose tatovinastope.cz.

Unë po kërkoj babain tim në Shqipëri. Nuk e kam takuar kurrë. Këtë muaj mbush 30 vjeç dhe do të doja shumë ta takoja për herë të parë. Po e bëj këtë me dashuri dhe respekt për babain tim dhe jetën e tij. Ai dhe nëna ime u dashuruan para 30 vitesh në Gjermani. Që atëherë nuk janë parë më.

Ju mund të më ndihmoni ta gjej duke shpërndarë këtë foto ose duke më shkruar çdo informacion rreth tij. Jam gjithashtu këtu për të njohur kulturën tuaj. Për të zbuluar nga vij. Për të njohur rrënjët e mia. Do të jem shumë mirënjohës për çdo këshillë për vendet që nuk duhet të humbasim./joq, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…