Pl*agosi me th*ikë mësuesen në Gjermani, zbardhet motivi i su*lmit të 17-vjeçarit shqiptar

Plagosja e rëndë me thikë e mësueses nga nxënësi 17-vjeçar kosovar në Essen ka motive fetare. Autori i dyshuar i krimit kishte qenë dhe më parë nën mbikëqyrjen e policisë. Ministri i Brendshëm i landit NRW, Herbert Reul, bëri publike disa të dhëna të reja në lidhje me sulmin me thikë të 17-vjeçarit kosovar ndaj një mësueseje në një shkollë profesionale në Essen.Sipas tij, analiza fillestare e videove të gjetura në pajisjet e sekuestruara të të pandehurit ka ngjallur dyshime se kemi të bëjmë me një krim për motive fetare.

Ministri Reul shtoi më vonë se provat për motivim islamist po shtohen. Sipas burimeve nga organet e rendit 17-vjeçari e ka komentuar krimin e tij në një video. Në atë video ai deklaron se arsyeja për krimin është, se mësuesja kishte fyer Profetin. Po ashtu ai ka thirrur disa herë edhe “Allahu Akbar”.

Sipas informacioneve të mëtejshme të mbledhura nga hetuesit, kosovari 17-vjeçar kishte rënë në sy edhe më parë tek organet e policisë për kërcënime, shkelje të ligjit për armët, dëmtime të rrezikshme trupore dhe posedim të pornografisë me fëmijë. Për shkak të “anomalive në sjellje” në shkollë organet e rendit kishin përgatitur për të në pranverën e vitit 2023 edhe një raport vëzhgimi dhe vlerësimi. Në këtë raport Policia e Essenit e kishte klasifikuar atë si “individ me potencial rreziku”. Por për shkak se për disa kohë 17-vjeçari nuk kishte rënë më në sy, policia e Essenit e kishte anuluar këtë klasifikim.

Sipas Zyrës së Policisë së Landit, e cila po të rishqyrton vendimet e policisë së Essenit, kosovari 17-vjeçar ka qenë i përfshirë edhe dy incidente të tjera: një kërcënim në vitin 2024 dhe një “dëmtim të ndërsjellë të rrezikshëm trupor” në prill 2025.

Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnje! Autobusi me targa greke përplas motomjetin, vdes 72-vjeçari (EMRI)
Sipas ministrit të Brendshëm të landit NRW pas tentativës për vrasjen e mësueses, në qendër të qytetit të Essenit kishte pasur po atë ditë një tentativë tjetër për vrasje ndaj një burri të pastrehë dhe policia po heton nëse kosovari 17-vjeçar është përgjegjës edhe për këtë krim. /DW/

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…