17-vjeçari shqiptar pl*agosi me th*ikë një mësues, dyshohet motiv fetar

Një mësues në një kolegj profesional në qytetin Essen të Gjermanisë është plagosur rëndë nga një nxënës 17-vjeçar me origjinë nga Kosova identifikuar si Erjon S.. Sulmi ndodhi të premten e kaluar dhe autoritetet gjermane po e trajtojnë ngjarjen si të mundshme me sfond fetar. Ministri i Brendshëm i landit North Rhine-Westphalia, Herbert Reul, deklaroi se nga analiza e pajisjeve të të dyshuarit janë zbuluar video që sugjerojnë motive islamiste, përfshirë deklarata se mësuesi kishte fyer Profetin dhe fjalët “Allahu Ekber”.

I dyshuari, i cili u plagos gjatë arrestimit dhe aktualisht ndodhet në spital nën mbikëqyrje, kishte qenë më parë nën vëzhgim për sjellje të rrezikshme, përfshirë kërcënime, armëmbajtje pa leje dhe dhunë fizike. Megjithëse në vitin 2023 ishte klasifikuar si person me rrezik të mundshëm, më vonë ai u hoq nga lista për shkak të mungesës së incidenteve të reja për disa muaj. Tani, pas sulmit ndaj mësuesit, autoritetet gjermane po rishqyrtojnë vendimet e mëparshme për të.

Ngjarja ka shkaktuar shqetësim në opinionin publik dhe mes politikanëve, me deputetë që paralajmërojnë për rrezikun në rritje të radikalizmit. Në të njëjtën ditë në Essen ndodhi edhe një tentativë tjetër vrasjeje, ku viktimë ishte një burrë i pastrehë dhe po hetohet nëse i njëjti person është i përfshirë. Prokuroria e Përgjithshme Federale po shqyrton marrjen në dorë të hetimit për ta trajtuar rastin si të mundshëm terrorizëm.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…