Hapet thesi i madh! Rimbursimi për arsimin e fëmijëve? Nga janari 2026, ja prindërit që përfitojnë

Nga viti 2026 për arsimin e fëmijëve, prindërit më të ardhura vjetore bruto më pak se 1,2 milionë lekë do t’u njihen 100 mijë në vit shpenzime për arsimimin e fëmijëve.

Vlera e shpenzimeve që do të zbriten nga totali i të ardhurave vjetore do të jetë 100 mijë lekë. Po ashtu, për çdo fëmijë në ngarkim të moshës nën 18 vjeç, pavarësisht nivelit të të ardhurave vjetore të siguruara, prindërit do të përfitojnë 48 mijë lekë në vit zbritje shpenzimesh. Kjo do të sjellë rillogaritje të tatimit për të ardhurat, që pas zbritjes të shpenzimeve për kategoritë përfituese, tatimi do të rezultojë më i ulët. Për këta individë do të krijohet tepricë kreditore që më pas pritet të rimbursohet pas 3 muajsh, pas dërgimit të kërkesës në tatime.

Pra, zbritjen e shpenzimeve me vlerë 48 mijë lekë në vit për çdo fëmijë në ngarkim të moshës deri 18 vjeç do ta përfitojë çdo individ, pavarësisht nivelit të të ardhurave. Ndërsa shpenzimet fikse për arsimin me vlerë 100 mijë lekë në vit, pavarësisht numrit të fëmijëve, do ta përfitojnë vetëm individët me të ardhura deri 1,2 milionë lekë në vit.

Shpenzimet do të njihen përmes plotësimit të DIVA deklaratës vjetore të të ardhurave që për të ardhurat e siguruara në 2025, deklarimi bëhet në muajin mars 2026. Njohja e shpenzimeve për arsimin e fëmijëve dhe njohja e shpenzimeve për fëmijët në ngarkim përcaktohen në ligjin e ri për tatimin mbi të ardhurat.

Skema në praktikë do të funksionojë në këtë mënyrë. Së pari, në një çift bashkëshortësh të drejtën për zbritjen e shpenzimeve të fëmijëve në ngarkim dhe për arsimimin nëse plotësohet kufiri i të ardhurave e ka anëtari me të ardhura më të larta vjetore. Pra, zbritja e shpenzimeve për fëmijët nga baza vjetore e tatueshme nuk përfitohet nga të dy prindërit e fëmijëve në ngarkim, por vetëm ai që ka të ardhurat më të larta të deklaruara. Për të ardhurat vjetore të 2025 është paguar tatimi çdo muaj.

Related Posts

Kaloi valixhen në aeroport, ajo që kapën rrezet X i tm*rruan të gjithë

Të punosh si kontrollues valixhesh në aeroport duket sikur është një punë e lehtë për disa, por në fakt është dhe e komplikuar dhe sidomos kur ke…

Tr*gjedi ne vend, ka te vd*kur

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, në afërsi të fshatit Konjat. Aksidenti ndodhi rreth orës 05:25 të mëngjesit kur një autobus me targa…

Djaloshi i zhd*kur për 10 vite shihet i gjallë mes ujqve

Dhjetë vjet më parë, 7-vjeçari Daniel Reyes u zhduk pa lënë asnjë gjurmë. Pas vitesh kërkimesh, ai u shpall i zhdukur dhe i supozuar i vdekur. Por…

Sk*ndal në sallën e operacionit, mjeku kapet duke kryer marr*dhënie me infermieren gjatë ndërhyrjes

Një rast i rëndë është bërë publik në Britani, ku një mjek anestezist u kap duke kryer marrëdhënie se ksu ale me një infermiere brenda sallës së…

17-vjeçari shqiptar pl*agosi me th*ikë një mësues, dyshohet motiv fetar

Një mësues në një kolegj profesional në qytetin Essen të Gjermanisë është plagosur rëndë nga një nxënës 17-vjeçar me origjinë nga Kosova identifikuar si Erjon S.. Sulmi…

Ndodhej me grup turistësh, 18-vjeçarja hedh foshnjën nga ballkoni i hotelit ku lindi

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Parisin, ku një turiste amerikane vetëm 18 vjeç ka hedhur foshnjën e saj të porsalindur nga ballkoni i një hoteli. Sipas…