Humbi jetën nga shtylla e dëmtuar, PUBLIKOHET VIDEO nga incidenti që i mori jetën 42-vjeçarit në Durrës

Një ditë pas ngjarjes tragjike në lagjen nr. 5 të Durrësit, Top Channel ka siguruar pamjet e momentit kur 43-vjeçari Bardh Kaloshi bie në kontakt me energjinë elektrike, sapo prek një shtyllë ndriçimi publik.

Ai humbi jetën pak minuta më vonë. Kaloshi, baba i tre fëmijëve, po shkonte në punë mëngjesin e djeshëm, rreth orës 06:40, kur ndodhi incidenti. Në video shihen momentet dramatike kur ai prek shtyllën dhe më pas rrëzohet në tokë, ndërsa disa qytetarë që tentuan ta ndihmojnë u tërhoqën, pasi ndjenë goditje elektrike edhe vetë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i tragjedisë ka qenë dëmtimi i izolimit të kabullit të brendshëm në majë të shtyllës, që në kontakt me ujin ka përçuar rrymën në trupin metalik.
Policia ka marrë në pyetje dëshmitarë dhe ka nisur procedim penal për rastin, pa përcaktuar ende të dyshuar konkret, ndërsa i janë dërguar shkresa OSHEE-së dhe ndërmarrjes “Rruga” të bashkisë.

Ndërkohë, banorët thonë se për të njëjtën shtyllë ishte bërë një ankesë që në fund të gushtit, kur pati reshje shiu, pasi një i ri kishte ndjerë rrymë teksa lidhte biçikletën aty.

Ankesa nuk është ndjekur pasi ndriçimi publik është kompetencë e bashkisë dhe punonjësi i OSHEE-së nuk e ka përcjellë më tej.

Moskoordinimi institucional rezultoi fatal për Kaloshin. Aktualisht, shtylla është jashtë funksionit, ndërsa bashkia nuk ka dhënë koment, pasi është në pritje të hetimeve.

Trupi i Kaloshit është përcjellë sot për në banesën e fundit, mes dhimbjes së familjarëve që kërkojnë drejtësi.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…